E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Maliq

 

Kreu i Partisë Socialiste ka vazhduar udhëtimin e tij të radhës. Kësaj radhe ai është ndalur në Maliq, ku edhe atje është pritur nga shumë prej banorëve. Ai ka folur për bashkimin për ndryshimin e Shqipërisë. Rama tha se PS-ja është instrumenti për të shndërruar Shqipërinë në një vend ku jetohet me dinjitet dhe mirëqenie dhe për të bërë të mundura ato gjëra që sot duken të pamundura. Por për t'u realizuar ndryshimin e dëshiruar për 17 vjet është i domosdoshëm ky bashkim që ti japë transformimin e duhur Shqipërisë. Ai foli gjithashtu edhe për korrupsionin dhe tha se 'se do t'i vijë fundi kur t'i vijë fundi kësaj qeverie'. Ai nuk la pa përmendur edhe rëndësinë që do t'i japë PS-ja punës së ndershme që në Shqipërine e sotme duket e lënë pas dore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›