QSUT- Bluzat e bardha në grevë
Nesër do të ketë grevë në qendrën spitalore universitare
Pas plagosjes me thikë në shpatull të kardiokirurgut dhe shefit të kardiokirurgjisë Ali Refatllari, i cili u godit me thikë nga Arben Strazimiri, nesër QSUT-ja do të ketë grevë.
Për rreth një orë nuk do të ketë operacione nga bluzat e bardha të cilat kanë dënuar aktin e plagosjes me thikë të mjekut Refatllari. Bluzat e bardha kërkojnë që figura e mjekut dhe profesioni i tyre të vlerësohet, pasi rasti i Refatllarit nuk është rasti i parë i agresionit ndaj mjekëve.
Në fakt ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në mëngjes dhe ka shkaktuar reagimin e shumë personave. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe menjëherë pas ndodhisë ka reaguar ministri i Shëndetësisë Ndoka, i cili ka vizituar në spital kardiokirurgun Refatllari dhe ka kërkuar që figura e mjekut të mbrohet me ligj.