Kosovë- Qeveria, "JO" zgjedhjeve serbe
Qeveria kosovare ka folur qartë lidhur me qëndrimin ndaj zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Qeveria Kosovare nuk do të lejojë që Serbia të zhvillojë zgjedhje në territorin kosovar. Ndërsa shefi i UNMIK-ut Joahim Ryker e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale serbe-jo legjitime, por më pas ka ofruar bisedime që të arrihet një marrëveshje për mbajtjen e tyre në 5 komuna me shumicë serbe, Zybin Potok, Zveçan, Leposaviq, Novo Berde dhe Shterpce. Por qeveria e Kosovës ka kundërshtuar në mënyrë të prerë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.Ajo ka kërkuar nga administrata e UNMIK-ut që të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në 11 maj në territorin e Kosovës.
Zëvendës kryeminstri i Kosovës Hajredin Kuçi në një prononcim për RTK-në, televizion kosovar, ka përjashtuar çdo pretendim të qeverisë serbe për të mbajtur zgjedhje lokale në Kosovë më 11 maj. Edhe opozita kosovare ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Zëdhënsësi i UNMIK-ut Sven Lindholm ka thënë dje për RTK-në se çdo vendim do të merret pas konsultimve edhe me përfaqësuesit kosovar, mirëpo UNMIK-u nuk ka thënë se si do reagojë nëse qeveria e Serbisë nuk pajtohet me marëveshjen dhe mban zgjedhjet e saj.