Shtireshin si hallexhinj, grabisnin shoferët e mjeteve
Itali
çdo gjë niste me një justifikim për të ndaluar një autoveturë të rastit në autostradë e më pas banda me origjinë shqiptaro–kosovare arrinte t’u merrte viktimave objekte me vlerë, para dhe në disa raste dhe autoveturën e tyre. Kjo veprimtari e jashtëligjshme e autorëve ka zgjatur deri ditën e djeshme, pasi ata janë arrestuar nga policia e Triestes, ku bëhej fjalë për rreth 13 persona, të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Kosova. Ata gjenin një justifikim banal, ku kërkonin një informacion ose hiqeshin sikur goma e autoveturës së tyre ishte e shpuar dhe kërkonin ndihmë nga autoveturat e tjera, të cilat kalonin pranë tyre. Menjëherë viktimat bëheshin pre e kësaj bande, e cila më pas plaçkiste çdo gjë me vlerë që ndodhej. Pas arrestimit që u bë nga karabinierët vendas të Triestes në një kontroll që iu bë, u gjetën bizhuteri ari, të cilat kishin një vlerë prej 100 mijë eurosh, një sasi prej 20 mijë eurosh dhe tre autovetura, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur gjatë veprimtarisë së tyre të jashtëligjshme.
#