Montobbio: Prioritet i presidencës të BE-së, traktati i Lisbonës

Ambasadori spanjoll në Tiranë Manuel Montobbio ka prezantuar përparësitë e presidencës spanjolle të BE-së, për 6-mujorin e parë të 2010-ës. Ai ka deklaruar se prioritet i Presidencës do të jetë zbatimi i Traktati të Lisbonës, por edhe përballja me pasojat e krizës ekonomike. Montobbio ka shpjeguar edhe politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke theksuar se do të mbyllen negociatat me Kroacinë.
I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohan. Asistuan edhe Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë e Lëvizja Europiane në Shqipëri. Për pasdite, pritet dhe Koncerti i Inagurimit të Presidencës Spanjolle të BE-së, në Teatrin e Operas e Baletit.