E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, pranga faturistit të energjisë

Tiranë
Dyshohet se i vodhi shtetit 20 mijë euro

Një faturist i energjisë elektrike në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt përfitimeve personale i ka kushtuar një dëm të madh shtetit. Lirjan Qirici është arrestuar menjëherë pasi Gjykata e Tiranës ka vlerësuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se arrestimi i tij është kryer në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku ai është thirrur për të dhënë sqarimet përkatëse. Sipas të dhënave hetimore, duke punuar si faturist i energjisë elektrike në Tiranë, ai i ka sjellë shtetit një dëm prej 20 mijë eurosh. Policia tha se rasti në fjalë është zbuluar nga Seksioni Kundër Korrupsionit. 38-vjeçari dyshohet se ka përfituar para personalisht, me qëllim për të fshehur faturat e disa subjekteve. Sot pritet që ai të dalë para gjykatës për njohjen e masës së sigurisë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për ta dokumentuar plotësisht këtë rast.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›