"Gërdeci 2", gjashtë enigmat e prokurorisë
Municionet në një depo ushtarake
në Durrës, aferat e fishekëve,
trafiku i armëve, dosja "hije",
përfitimet e zyrtarëve dhe roli i niveleve
të dyta të ushtrisë janë gjashtë enigmat
e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje
me dosjen "Gërdeci 2", e cila është ende
nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme
ka veçuar hetimet, pasi pjesa nën hetim
varet nga letër-porositë e shteteve
të tjera, të cilat nuk kanë mbërritur në
Shqipëri. Por ajo çka nuk është zbuluar
nga hetuesit është se çfarë përfitimi
kanë pasur zyrtarët e shtetit shqiptar për
demontimin e municioneve në Gërdec?
Pyetjes së mësipërme duket se do t‘i
përgjigjen vetëm hetimet e mëvonshme,
të cilat kanë nisur në momentin që dosja
e parë ka mbërritur përfundimisht në
Gjykatën e Lartë dje pasdite.
1- Dosja "Memaj"
Ka mjaftuar një sinjal i banorëve
të fshatit për rrezikun e arsenaleve
luftarake në depon e MEICO-s, në
Memaj, për ta detyruar Prokurorinë e
Durrësit t‘i vërë drynin asaj. Gjithçka
ka ndodhur pas tronditjes që shkaktoi
katastrofa e Gërdecit. Të frikësuar
nga rreziku i municioneve në depon
e MEICO-s në fshatin e tyre, banorët
kanë dhënë menjëherë alarmin, fillimisht
në organet e policisë, e më pas
në prokurorinë e rrethit. Kontrolli i
mëtejshëm në të ka zbuluar sasitë
e eksplozivit dhe municioneve luftarake
që depozitoheshin në depon
e MEICO-s në Memaj. Nga hetimet
e deritanishme dyshohet ndërkaq
për një trafik armësh që ndërmarrja
e eksport-importit të Ministrisë së
Mbrojtjes ka bërë në fshehtësi në këtë
depo sekrete të saj.
2- Aferat e fishekëve
Fshehja e origjinës së fishekëve
nga komandantët e disa reparteve në
Gërdec është një tjetër nëndosje që do
të verifikohet nga Prokuroria e Përgjithshme.
Oficerët e policisë gjyqësore
kanë filluar menjëherë punën për të
zbuluar këtë aferë, duke marrë në
pyetje disa ushtarë dhe komandantë
reparti në disa rrethe të vendit. Mësohet
se disa reparte ushtarake kanë furnizuar
me armë depon e armatimit në
Gërdec, duke i shitur municione të reja
si municione të vjetra. Gjithçka realizohej
me koordinimin e disa personave
të cilët janë nën hetim nga Prokuroria
e Përgjithshme.
3- Trafiku i armëve
Një shkrim i gazetës prestigjioze
amerikane, "New York Times", ka zbuluar
skemën e trafikut të armëve nga
Shqipëria drejt Afganistanit. Municione
të vjetra kineze, që ndodheshin në
Shqipëri, shiteshin si municione të reja
në Afganistan. Kompania ETVIN ltd.,
me qendër në Qipro, i blinte firmës
shtetërore të shitblerjeve të armëve
MEICO me një çmim prej 6 dollarë 100
fishekë dhe ia shiste kompanisë AEY, me
pronar Efraim Diverolin, 26 dollarë për
njëqind fishekë. Mësohet se firma me
qendër në Qipro ishte firmë fiktive dhe
nuk kishte asnjë aktivitet tregtar.
4- Dosja "hije"
Një dosje e dytë me të paktën tetë të
pandehur është mbajtur në Prokurorinë
e Përgjithshme. "Janë persona pa
imunitet dhe akuzohen për dëshmi të
rreme. Për këtë shkak, kompetencën e
hetimit e ka prokuroria e rrethit", thanë
burimet zyrtare të akuzës qendrore.
Sipas tyre, bëhet fjalë për personazhe
të njohur të botës së biznesit dhe për
shtetas me qëndrim jashtë Shqipërisë,
të cilët është faktuar se kanë qenë të
angazhuar në Gërdec. Prokuroria tha se
ka prova të forta për këtë fakt dhe mbi
bazën e këtyre të dhënave, personazhet
e "grupit hije" janë thirrur dhe janë
pyetur në organin qendror të akuzës në
korrik 2008, ku kanë mohuar çdo lidhje
të tyre me tragjedinë.
5- Korrupsioni i zyrtarëve
Nëndosja e pestë për tragjedinë e
Gërdecit në Prokurorinë e Përgjithshme
ka të bëjë me përfitimet materiale dhe
financiare të ish-zyrtarëve të Ministrisë
së Mbrojtjes. Gjithashtu parashikohen
të verifikohen edhe përfitimet e
ushtarakëve për demontimin e municioneve
në fshatin Gërdec. Prokuroria
e Përgjithshme dyshon se zyrtarët dhe
ish-ushtarakët, duke bashkëpunuar me
drejtuesin e firmës MEICO, Ylli Pinari,
dhe me pronarin e firmës ALBADEMIL,
kanë përfituar të mira materiale
e financiare.
6- Nivelet e dyta të ushtrisë
Prokuroria thotë se do të verifikojë
edhe nivelet e dyta të ushtrisë, që kanë
zbatuar urdhrat e eprorëve në lidhje
me transportimin e municioneve në
Gërdec. Akuza që mund të rëndojë për
këtë nivel ushtarakësh është shpërdorim
detyre dhe moskallëzim krimi.
Megjithëse kanë pasur dijeni se në
fshatin Gërdec po transportoheshin
tonelata me municione, nuk kanë marrë
asnjë masë, apo nuk kanë raportuar
tek eprorët për këto lëvizje të mëdha
armësh. Padyshim që hetuesit do të
marrin edhe deklaratat e tyre dhe më
pas do t‘i krahasojnë me dëshmitë e
ish-zyrtarëve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm.
Dosja "Gërdeci", në gjykatë në ditën e fundit të hetimit
Më në fund pak qetësi për
prokurorët dhe hetuesit
e dosjes "Gërdeci". Mes
peripecish të shumta
gjatë 12 muajve që çështja ishte nën
hetim, por edhe në stres për tri ditë
me radhë, pasi Gjykata e Lartë u ktheu
të premten disa prova që nuk ishin
me parametrat ligjorë, dje më në fund
të gjitha faktet e dosjes voluminoze
janë paraqitur në sekretarinë e kësaj
gjykate. Kjo e fundit i ka pranuar,
pasi të gjitha provat ishin paketuar
dhe ishin shoqëruar me dokumentet
përkatëse, në përputhje me Kodin e
Procedurës Penale. Burime zyrtare
nga Prokuroria e Përgjithshme thanë
se provat janë dërguar në gjykatë dje,
rreth orës 12:00, dhe janë shoqëruar
me një oficer të policisë gjyqësore, që
ka marrë pjesë në hetime. Ndërkohë,
në gjykatë gjatë dorëzimit ka qenë
edhe një punonjëse e protokollit në
prokurori, e cila ka firmosur në librin
e dorëzimeve.
Provat, në rregull
Gjatë tri ditëve rresht (të shtunën,
të dielën dhe të hënën), hetuesit e
çështjes kanë punuar pa pushim
për të rregulluar të gjithë ngërçin e
krijuar pas refuzimit të Gjykatës së
Lartë të disa provave të dërguara
me ambalazhe kartoni, të cilat nuk
përmbushnin elementët e një prove
materiale sipas ligjit. Ditën e djeshme,
materialet ishin gati dhe çdo
provë kishte procesverbalin përkatës.
Sipas gjykatës, e cila i referohet edhe
nenit 188 të Kodit të Procedurës
Penale, përcaktohet qartë se "provat
materiale përshkruhen hollësisht
në procesverbal". Gjithashtu, kur ka
mundësi fotografohen ose filmohen
dhe me urdhër të organit dhe sipas
procedurës i bashkohen fashikullit
gjyqësor. Mësohet se edhe kjo dispozitë
në kod është realizuar nga
organi i prokurorisë, duke siguruar
çdo akt në dosje. Duke përmbushur
çdo dispozitë të mësipërme, organi i
prokurorisë dërgoi provat në gjykatë
dhe kjo e fundit e pranoi pa asnjë
kundërshti, pasi kësaj here ishin
sjellë në rregull, dhe jo "rifuxho" me
kuti kartoni.
Provat e ridërguara
Si provë materiale Prokuroria e
Përgjithshme ka ridërguar dje në gjykatë
dokumentet e Mihal Delijorgjit,
të gjetura në kraterin e shpërthimit,
si dhe kompjuterin e Pinarit, ku janë
hartuar kontratat e MEICO me ALBADEMIL.
E konsideruar si një nga
provat më të rëndësishme të Prokurorisë
së Përgjithshme, kompjuteri i
Pinarit është kthyer të premten pas,
sepse nuk kishte asnjë dokument
shoqërues dhe nuk ishte i siguruar
siç duhej nga hetuesit. Ndërkohë, për
tri ditë me radhë, zyrtarët e akuzës
qendrore rivlerësuan gabimin dhe
vendosën që kompjuteri të dërgohet
në një kuti të mbyllur, së bashku me
masat e tjera për të mos u hapur në
gjykatë nga njerëz jo të autorizuar.
Ndërkohë, të premten nuk janë pranuar
edhe provat që janë gjetur në
kasafortën e Delijorgjit në kraterin e
shpërthimit, pasi nuk kishin dokumente
shoqëruese ku të pasqyrohej
përmbajtja. Arsyetimi i sekretarisë
së Gjykatës së Lartë ishte se disa nga
provat e organit qendror të akuzës
për dosjen "Gërdeci" nuk kanë pasur
parametrat ligjorë të një prove
materiale. Për këtë arsye, sekretaria
e Gjykatës së Lartë nuk i regjistroi,
duke i cilësuar si të paligjshme për
momentin. Por gabimi është ndrequr
në harkun kohor të 72 orëve,
dukë vënë në vijë të rregullt ligjore
dosjen "Gërdeci". Por ajo çka ngelet
enigmë është reagimi i të pandehurve
për këto prova, pasi avokatët e tyre
mund të mos i pranojnë si të ligjshme
për shkak se janë dorëzuar jo në parametrat
e duhur.
në Durrës, aferat e fishekëve,
trafiku i armëve, dosja "hije",
përfitimet e zyrtarëve dhe roli i niveleve
të dyta të ushtrisë janë gjashtë enigmat
e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje
me dosjen "Gërdeci 2", e cila është ende
nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme
ka veçuar hetimet, pasi pjesa nën hetim
varet nga letër-porositë e shteteve
të tjera, të cilat nuk kanë mbërritur në
Shqipëri. Por ajo çka nuk është zbuluar
nga hetuesit është se çfarë përfitimi
kanë pasur zyrtarët e shtetit shqiptar për
demontimin e municioneve në Gërdec?
Pyetjes së mësipërme duket se do t‘i
përgjigjen vetëm hetimet e mëvonshme,
të cilat kanë nisur në momentin që dosja
e parë ka mbërritur përfundimisht në
Gjykatën e Lartë dje pasdite.
1- Dosja "Memaj"
Ka mjaftuar një sinjal i banorëve
të fshatit për rrezikun e arsenaleve
luftarake në depon e MEICO-s, në
Memaj, për ta detyruar Prokurorinë e
Durrësit t‘i vërë drynin asaj. Gjithçka
ka ndodhur pas tronditjes që shkaktoi
katastrofa e Gërdecit. Të frikësuar
nga rreziku i municioneve në depon
e MEICO-s në fshatin e tyre, banorët
kanë dhënë menjëherë alarmin, fillimisht
në organet e policisë, e më pas
në prokurorinë e rrethit. Kontrolli i
mëtejshëm në të ka zbuluar sasitë
e eksplozivit dhe municioneve luftarake
që depozitoheshin në depon
e MEICO-s në Memaj. Nga hetimet
e deritanishme dyshohet ndërkaq
për një trafik armësh që ndërmarrja
e eksport-importit të Ministrisë së
Mbrojtjes ka bërë në fshehtësi në këtë
depo sekrete të saj.
2- Aferat e fishekëve
Fshehja e origjinës së fishekëve
nga komandantët e disa reparteve në
Gërdec është një tjetër nëndosje që do
të verifikohet nga Prokuroria e Përgjithshme.
Oficerët e policisë gjyqësore
kanë filluar menjëherë punën për të
zbuluar këtë aferë, duke marrë në
pyetje disa ushtarë dhe komandantë
reparti në disa rrethe të vendit. Mësohet
se disa reparte ushtarake kanë furnizuar
me armë depon e armatimit në
Gërdec, duke i shitur municione të reja
si municione të vjetra. Gjithçka realizohej
me koordinimin e disa personave
të cilët janë nën hetim nga Prokuroria
e Përgjithshme.
3- Trafiku i armëve
Një shkrim i gazetës prestigjioze
amerikane, "New York Times", ka zbuluar
skemën e trafikut të armëve nga
Shqipëria drejt Afganistanit. Municione
të vjetra kineze, që ndodheshin në
Shqipëri, shiteshin si municione të reja
në Afganistan. Kompania ETVIN ltd.,
me qendër në Qipro, i blinte firmës
shtetërore të shitblerjeve të armëve
MEICO me një çmim prej 6 dollarë 100
fishekë dhe ia shiste kompanisë AEY, me
pronar Efraim Diverolin, 26 dollarë për
njëqind fishekë. Mësohet se firma me
qendër në Qipro ishte firmë fiktive dhe
nuk kishte asnjë aktivitet tregtar.
4- Dosja "hije"
Një dosje e dytë me të paktën tetë të
pandehur është mbajtur në Prokurorinë
e Përgjithshme. "Janë persona pa
imunitet dhe akuzohen për dëshmi të
rreme. Për këtë shkak, kompetencën e
hetimit e ka prokuroria e rrethit", thanë
burimet zyrtare të akuzës qendrore.
Sipas tyre, bëhet fjalë për personazhe
të njohur të botës së biznesit dhe për
shtetas me qëndrim jashtë Shqipërisë,
të cilët është faktuar se kanë qenë të
angazhuar në Gërdec. Prokuroria tha se
ka prova të forta për këtë fakt dhe mbi
bazën e këtyre të dhënave, personazhet
e "grupit hije" janë thirrur dhe janë
pyetur në organin qendror të akuzës në
korrik 2008, ku kanë mohuar çdo lidhje
të tyre me tragjedinë.
5- Korrupsioni i zyrtarëve
Nëndosja e pestë për tragjedinë e
Gërdecit në Prokurorinë e Përgjithshme
ka të bëjë me përfitimet materiale dhe
financiare të ish-zyrtarëve të Ministrisë
së Mbrojtjes. Gjithashtu parashikohen
të verifikohen edhe përfitimet e
ushtarakëve për demontimin e municioneve
në fshatin Gërdec. Prokuroria
e Përgjithshme dyshon se zyrtarët dhe
ish-ushtarakët, duke bashkëpunuar me
drejtuesin e firmës MEICO, Ylli Pinari,
dhe me pronarin e firmës ALBADEMIL,
kanë përfituar të mira materiale
e financiare.
6- Nivelet e dyta të ushtrisë
Prokuroria thotë se do të verifikojë
edhe nivelet e dyta të ushtrisë, që kanë
zbatuar urdhrat e eprorëve në lidhje
me transportimin e municioneve në
Gërdec. Akuza që mund të rëndojë për
këtë nivel ushtarakësh është shpërdorim
detyre dhe moskallëzim krimi.
Megjithëse kanë pasur dijeni se në
fshatin Gërdec po transportoheshin
tonelata me municione, nuk kanë marrë
asnjë masë, apo nuk kanë raportuar
tek eprorët për këto lëvizje të mëdha
armësh. Padyshim që hetuesit do të
marrin edhe deklaratat e tyre dhe më
pas do t‘i krahasojnë me dëshmitë e
ish-zyrtarëve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm.
Dosja "Gërdeci", në gjykatë në ditën e fundit të hetimit
Më në fund pak qetësi për
prokurorët dhe hetuesit
e dosjes "Gërdeci". Mes
peripecish të shumta
gjatë 12 muajve që çështja ishte nën
hetim, por edhe në stres për tri ditë
me radhë, pasi Gjykata e Lartë u ktheu
të premten disa prova që nuk ishin
me parametrat ligjorë, dje më në fund
të gjitha faktet e dosjes voluminoze
janë paraqitur në sekretarinë e kësaj
gjykate. Kjo e fundit i ka pranuar,
pasi të gjitha provat ishin paketuar
dhe ishin shoqëruar me dokumentet
përkatëse, në përputhje me Kodin e
Procedurës Penale. Burime zyrtare
nga Prokuroria e Përgjithshme thanë
se provat janë dërguar në gjykatë dje,
rreth orës 12:00, dhe janë shoqëruar
me një oficer të policisë gjyqësore, që
ka marrë pjesë në hetime. Ndërkohë,
në gjykatë gjatë dorëzimit ka qenë
edhe një punonjëse e protokollit në
prokurori, e cila ka firmosur në librin
e dorëzimeve.
Provat, në rregull
Gjatë tri ditëve rresht (të shtunën,
të dielën dhe të hënën), hetuesit e
çështjes kanë punuar pa pushim
për të rregulluar të gjithë ngërçin e
krijuar pas refuzimit të Gjykatës së
Lartë të disa provave të dërguara
me ambalazhe kartoni, të cilat nuk
përmbushnin elementët e një prove
materiale sipas ligjit. Ditën e djeshme,
materialet ishin gati dhe çdo
provë kishte procesverbalin përkatës.
Sipas gjykatës, e cila i referohet edhe
nenit 188 të Kodit të Procedurës
Penale, përcaktohet qartë se "provat
materiale përshkruhen hollësisht
në procesverbal". Gjithashtu, kur ka
mundësi fotografohen ose filmohen
dhe me urdhër të organit dhe sipas
procedurës i bashkohen fashikullit
gjyqësor. Mësohet se edhe kjo dispozitë
në kod është realizuar nga
organi i prokurorisë, duke siguruar
çdo akt në dosje. Duke përmbushur
çdo dispozitë të mësipërme, organi i
prokurorisë dërgoi provat në gjykatë
dhe kjo e fundit e pranoi pa asnjë
kundërshti, pasi kësaj here ishin
sjellë në rregull, dhe jo "rifuxho" me
kuti kartoni.
Provat e ridërguara
Si provë materiale Prokuroria e
Përgjithshme ka ridërguar dje në gjykatë
dokumentet e Mihal Delijorgjit,
të gjetura në kraterin e shpërthimit,
si dhe kompjuterin e Pinarit, ku janë
hartuar kontratat e MEICO me ALBADEMIL.
E konsideruar si një nga
provat më të rëndësishme të Prokurorisë
së Përgjithshme, kompjuteri i
Pinarit është kthyer të premten pas,
sepse nuk kishte asnjë dokument
shoqërues dhe nuk ishte i siguruar
siç duhej nga hetuesit. Ndërkohë, për
tri ditë me radhë, zyrtarët e akuzës
qendrore rivlerësuan gabimin dhe
vendosën që kompjuteri të dërgohet
në një kuti të mbyllur, së bashku me
masat e tjera për të mos u hapur në
gjykatë nga njerëz jo të autorizuar.
Ndërkohë, të premten nuk janë pranuar
edhe provat që janë gjetur në
kasafortën e Delijorgjit në kraterin e
shpërthimit, pasi nuk kishin dokumente
shoqëruese ku të pasqyrohej
përmbajtja. Arsyetimi i sekretarisë
së Gjykatës së Lartë ishte se disa nga
provat e organit qendror të akuzës
për dosjen "Gërdeci" nuk kanë pasur
parametrat ligjorë të një prove
materiale. Për këtë arsye, sekretaria
e Gjykatës së Lartë nuk i regjistroi,
duke i cilësuar si të paligjshme për
momentin. Por gabimi është ndrequr
në harkun kohor të 72 orëve,
dukë vënë në vijë të rregullt ligjore
dosjen "Gërdeci". Por ajo çka ngelet
enigmë është reagimi i të pandehurve
për këto prova, pasi avokatët e tyre
mund të mos i pranojnë si të ligjshme
për shkak se janë dorëzuar jo në parametrat
e duhur.