Tragjedia e Butrintit, qeveria u paralajmërua
Nga Tedi Blushi
Ngjarja e rëndë në ujërat e liqenit të Butrintit, mund të ishte evituar në rast se qeveria do të merrej seriozisht me mbrojtjen e kufijve. Ndërkombëtarët ngritën shqetësimin e forcimit të sigurisë së kufijve.
TIRANE- Shteti dështoi në parandalimin e një tjetër tragjedie. Kostoja fatkeqësisht, ashtu si në rastin e Gërdecit dhe të Farkës, u pagua sërish me humbje jetë njerëzish të pafajshëm. Ngjarja e rëndë ndodhur dy ditë më parë në ujërat e liqenit të Butrintit, mund të ishte evituar në rast se qeveria do të merrej seriozisht me mbrojtjen e kufijve të vendit. Organizatat ndërkombëtare kanë apeluar vazhdimisht forcimin e masave për ruajtjen e kufijve. Askush nuk i ka dëgjuar. Përndryshe, Edlira Jaho 22 vjeçe dhe vajza e saj tremuajshe, Klara, nuk do të ishin mbytur në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin me Greqinë, në kërkim të një jete më të mirë.
Paralajmërimet
Brenda harkut kohor të dy viteve të fundit janë minimalisht tetë raporte të organizatave ndërkombëtare, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bashkimit Europian, OSBE, PAMECA etj, që në mijëra faqe shprehin shqetësimin për situatën alarmante të kufijve të Shqipërisë. Referuar këtyre dokumenteve serioze është pak të thuhet se vendi ynë është “një han pa porta”, ku trafikantët e njerëzve, drogës e armëve hyjnë e dalin lirisht. Progresi i Shqipërisë në luftë ndaj tyre ka pësuar rritje nga viti në vit, por kufijtë janë ende të pasigurt. Masat e marra nga qeveria për zgjidhjen e këtij problemi që ka të bëjë direkt me sovranitetin e vendit tonë, janë minimale edhe pse organizatat ndërkombëtare nuk kanë reshtur së ofruari ndihmë në këtë drejtim. Konkretisht, në Progres-Raportin e Komisionit Europian për vitin 2007, në faqen me nr.50, citojmë “...ka rrezik që shkurtimet në policinë kufitare dhe të migrimit të kufizojnë kapacitetet e Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve në planin afatshkurtër”. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit “Për drogën dhe pastrimin e parave”, thuhet mes të tjerash se “mes viteve 2005-2006, pothuajse 90% e shefave të pikave kryesore kufitare u transferuan ose u zëvendësuan. Në shumë raste, personeli i ri nuk kishte përvojë të mëparshme, kualifikimin e duhur, apo një ide të qartë të funksionimit të kufirit”. Ndërkaq në raportin që kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri prezantoi në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në shtator 2007, në faqen 4 thuhet se “një sërë efektivash me përvojë (shumë prej të cilëve të trajnuar nga misionet ndërkombëtare të policisë) u zëvendësuan nga njerëz, përvoja e të cilëve nuk është shumë e njohur”. Në faqen me nr. 5 të po të njëjtit dokument citojmë mandej, se “ka pasur shumë raste, sidomos në fushën e emërimeve dhe të largimeve, ku vendimet janë marrë nga instancat e larta politike. Bashkësia ndërkombëtare ka vërejtur se si shuma të mëdha të parave të donatorëve janë shpenzuar për të trajnuar shumë zyrtarë të policisë, vetëm për të parë më pas se si këta persona janë larguar dhe zëvendësuar nga njerëz të rinj, të cilët më pas duhen trajnuar nga e para”.
PAMECA
Misioni ndërkombëtar që u jep asistencë forcave të policisë shqiptare, PAMECA, në raportin e parë progresiv të vitit 2007, lidhur me çështjen e sigurisë së kufijve në Shqipëri shprehet në faqen 16 se “pothuajse 50% të policisë kufitare të trajnuar dhe stafit të rolit të mesëm dhe të rolit bazë u transferuan ose larguan gjatë programit të shkurtimeve të Policisë së Shtetit. Është veçanërisht alarmuese që shumica e ndryshimeve të personelit përfshijnë pozicione që kërkojnë trajnim të specializuar”. PAMECA vijon mandej brenda këtij konteksti se “ndonëse pajisjet për kontrollin e kufirit (pajisjet për ekzaminimin e dokumenteve, kamerave termike, dhe dylbive të natës) janë në dispozicion, ato nuk përdoren”. Po sipas saj, kamerat termike janë në magazine dhe nuk ka ndonjë tregues që ato të jenë përdorur ndonjëherë operacionalisht. Ndërsa “disa prej automjeteve dhe motorëve të caktuara për policinë kufitare janë në përdorim nga njësi të tjera në kundërshtim me kushtet e dhënies së tyre në kuadrin e programit CARDS. Veprimtaritë e patrullimit pengohen nga kufizimet në karburant”. PAMECA thekson gjithashtu se “rezultatet e njësive operacionale të policisë kufitare janë larg nga ato që priten dhe investimet e konsiderueshme për pajisje dhe infrastrukturë nuk reflektohen plotësisht në rezultate”. Gjithashtu sipas saj 65% e mjediseve të Grupeve Operative Speciale ishin në kushte të këqija dhe kishin nevojë për riparime ndërsa theksohet se “nuk kishte mjedise në dispozicion të Stacioneve të Mjeteve Lundruese”..
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)