E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci: Apeli konfirmon lirimin e Delijorgjit dhe Pinarit

TIRANË- Gjykata e apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për tre të akuzuarit kryesore të tragjedisë së rëndë në Gërdec.

Bosi i ‘Albademil’ Mihal Delijorgji, ish-kreu i ‘Meicos’ Ylli Pinari, dhe ish mbikqyrësi Meicos në Gërdec Sokol Ngjeci janë përballur sërish sot me togat e zeza pas kërkesës së prokurorisë e cila kundërshtoi vendimin e datës 7 shkurt, që konkludoi me shuarjen e masës së sigurisë për tre të pandehurit, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre nga qelitë e burgut 313 në Tiranë dhe dërgimin e tyre në arrest shtëpi.

Ndërkaq në gjykatën e shkallës së parë është shtyrë seanca për ditën e sotme, për shkak të mungës së tre avokatëve mbrojtës të Pinarit, Delijorgjit dhe Ngjecit në gjykatën e shkallës së parë, duke qene se ata ishin të pranishëm në seancën e gjykatës së apelit.

Sot ishte parashikuar vazhdimi i pyetjeve dhe përgjigjeve të eksperteve kontabël të cilët kanë kryer akt ekspertimin ekonomiko-financiar për tragjedinë e 15 marsit 2008.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›