Tirane, Kompleksi i ri Parlamentar prezantohen 12 maketet
TIRANE- Janë prezantuar në mjediset e Kuvendit 12 maketet e parlamentit të ri të Shqipërisë.
Kompleksi i ri që do të ngrihet tek Piramida aktuale do të ketë një hapësirë prej 17 mijë metra katrore.
Në bazë të projektit të miratuar nga qeveria, Parlamenti i ri do të ketë 13 salla për komisionet parlamentare si dhe dy salla për konferenca shtypi si dhe një sallë për mbledhjen e komisioneve të përbashkëta.
Maketet e paraqitura, që i përkasin firmave më të njohura evropiane dhe botërore, përfaqësojnë modelet më të arrira arkitekturore, kombinuar me elementë të modernes, traditës dhe bashkëkohores.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë prezantimit të elementëve kryesorë të çdo maketi, tha se kompleksi i ri parlamentar do të jetë monumenti i kombit dhe demokracisë.
"Përmes gjuhës së arkitekturës, peshës së sovranit i materializuar në godinën e kompleksit që do të ndërtohet, Parlamenti i ri shqiptar do të jetë një shans dhe për kryeqytetin e vendit", u shpreh kryeparlamentarja.
Ekspozita e maketeve do të qëndrojë e hapur për publikun, i cili përmes një programi të posaçëm elektronik, do të ketë mundësi të zgjedhë modelin e preferuar për godinën e re të parlamentit shqiptar.
Kompleksi i ri parlamentar, një projekt ambicioz i qeverisë shqiptare, do të përurohet në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërise
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)