MJ: Nuk ka asnjë viktimë nga shtetas shqiptarë në Japoni
TIRANË- Në një njoftim për shtyp Ministria e Jashme lidhur me situatën e krijuar në Japoni bën me dije se ka kontaktuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në këtë vend, i cili raporton se deri tani nuk ka asnjë viktimë nga shtetasit shqiptarë.
Lajmi për gjëndjen e shqiptarëve në rajonin e prekur nga Tsunami është konfirmuar dhe nga ambasada e Japonisë në Romë.
Ndërkohë sipas kësaj ministrie në Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen atje për studime, trajnime dhe të punësuar me familjet e tyre.
Ministria e jashtme njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit për të siguruar informacionet më të fundit në lidhje me shtetasit shqiptarë me banim në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
(e.m/BalkanWeb)