Zgjedhjet e 8 Majit Asambleja PS voton kriteret për kandidatët
TIRANE- Asambleja e Partisë Socialiste miraton kriteret e kandidatëve mbi bazën e të cilave do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore të 8 majin. Në përfundim të mbledhjes , deputeti socialist Blendi Klosi lexoi kriteret që do të përzgjedhin kandidatët, të cilët do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë së qendrore më 27 mars.
Ndër kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë: Të plotësojnë kërkesat të përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Të ketë kontribut dhe angazhim politik dhe njohuri për programin e politikat e PSSH-së, në rang kombëtar dhe vendor;Të kenë arsim të lartë. Të tregojnë aftësi të spikatura profesionale dhe menaxhuese ;Të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetjen e zgjedhësve në komunitet; Të jenë aktivë dhe të angazhuar në ndjekje për zgjedhjet vendore dhe elektorale; Të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit. vendor, aftësi drejtuese, organizative të punës në ekip, të kenë. eksperiencë në drejtimin e burimeve njerëzore dhe materiale; Të kenë integritet moral dhe përkrahje civile.
Asambleja rrezoi kriterir qe kandidatët që kanë pasur rezultate humbëse në zgjedhjet e mëparshme te mos përfshihen në listën e kandidaturave për kryetarë të bashkive dhe komunave që i paraqiten për miratim kryesisë, me përjashtim të rasteve kur kryesia gjykon ndryshe. Kriteri u propozua nga kryesia.
Në përzgjedhjen e kandidatëve duhet të respektohet parimi i barazisë, shanseve të barabarta si dhe përfaqësim i të gjitha kategorive sociale.
I pyetur mbi kushtet e PS-së për pjesëmarrjen në zgjedhje Klosi tha se beteja për kushte optimale të zgjedhjeve do vazhdoje.
Ndërkohë që Kryesia qendrore që do mblidhet më 27 mars do përcaktojë dhe aleatët me të cilën PS do garojë në zgjedhjet vendore.
(s.g/balkanWeb)