E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 11 klandestinë kurdë në Doganën e Tiranës

Kurdët udhëtonin të fshehur në një trajler turk nga Selaniku në drejtim të Tiranës, për të kaluar më pas në vendet e Perëndimit

Tiranë Kriza greke kthen linjën e trafikut të qenieve njerëzore në kah të kundërt. Gjatë ditës së djeshme, policia e Tiranës ka ndaluar 11 kurdë të fshehur në një trajler turk, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri nga Selaniku. Klandestinët u diktua në doganën e Tiranës, pasi kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të jashtëligjshme. Afganët ishin fshehur në një trajler që kishte ardhur nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa mësohet se ishte nisur nga Selaniku. Paraprakisht mësohet se vendi nga ata janë nisur ka qenë Kurdistani, për të udhëtuar më pas në itinerarin Turqi-Greqi- Tiranë. Shtetasit turq janë transportuar për në kryeqytetin shqiptar, ndërsa më tej ata do të vazhdonin rrugëtimin e tyre për në shtetet europiane si Spanja, Holanda, Anglia , Franca apo Italia. Në varësi të destinacionit final, kalimi i tyre nga Shqipëria do të bëhej ose nëpërmjet vazhdimit të rrugës nga Kosova, ose nëpërmjet kalimit direkt në Itali, nëpërmjet portit të Durrësit. Kjo është hera e tretë në dy vitet e fundit që policia shqiptare arrin të zbulojë shtetas turq dhe afganë në maune transporti që hyjnë në Shqipëri. Burime policore thanë se shtetasit turq paguajnë shuma të konsiderueshme te trafikantët për të realizuar hyrjen në vendet perëndimore. Këto shuma variojnë nga 4 mijë deri në 6 mijë dollarë për person, në varësi të destinacionit. Disa kohë më parë, në vendkalimin kufitar të Kapshticës u kapën grupe klandestinësh kurdë që vinin kryesisht nga Greqia dhe nëpërmjet kalimit tranzit në Shqipëri synonin të shkonin për në vendet perëndimore si Italia apo Franca. Edhe në këtë rast i takon policisë shqiptare të kthejë klandestinët kurdë në vendin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›