“Gërdeci”, Delijorgji, Pinari, Minxolli: “Duam gjykim të shkurtuar”
Kërkesa u bë dje nga avokatët e të pandehurve kryesorë për tragjedinë. Çfarë ndodhi në seancën e djeshme, zbardhen kërkesat e avokatëve
Laureta Rryçi
Tre të pandehurit kryesorë, të cilësuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars të 2008-s në Gërdec, kërkuan dje gjykim të shkurtuar. Kërkesa u bë publike gjatë seancës së djeshme. Ishin avokatët ata që argumentuan para trupit gjykues se Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli duan të gjykohen me aktet në gjendjet që janë. Duke vënë sërish kështu në pikëpyetje mbarëvajtjen e këtij procesi, pasi nëse do të pranohet kjo kërkesë, atëherë dosja do të veçohet. Disa seanca më parë, një kërkesë e tillë nga ish-ushtarakët që janë të pandehur u refuzua nga trupi gjykues. Seanca e djeshme zgjati disa orë me radhë për shkak se të gjithë avokatët parashtruan kërkesat paraprake të tyre. Të tjerët kërkuan pafajësi duke u mbrojtur si me pozicionin që kanë pasur, ashtu dhe me pagat që merrnin për të lënë të nënkuptohej se ata nuk kanë pasur kompetenca për të hartuar urdhra apo projektligje në favor të veprimtarive kriminale.
Kërkesat
Fillimisht kërkesa për gjykim të shkruar u bë nga avokati i Ylli Pinarit. Ai ishte shumë i prerë në kërkesën për klientin e tij, duke kërkuar që Gjykata ta pranojë këtë pretendim. Vetëm pak minuta më pas, një tjetër kërkesë për gjykim të shkurtuar u dorëzua nga avokati mbrojtës i administratorit të fabrikës së demontimit “Albademil”, Mihal Delijorgji. Më pas erdhi dhe kërkesa e mbrojtësit ligjor të ish-drejtorit të Fabrikës së Demontimit të Armëve në Gërdec, Dritan Minxolli. Vetë tre të pandehurit, të cilët ndodhen në gjendje arresti, nuk ishin të pranishëm në seancë. Ndërsa i pandehuri tjetër, Sokol Ngjeçi, që është po në gjendje arresti, i kërkoi Gjykatës pafajësi. Avokati i tij, Nik Progni, shpjegoi se Ngjeçi ishte specialist marketingu në MEICO dhe se akuzat e ngritura ndaj tij nuk qëndronin. Sipas avokatit, klienti i tij ishte shprehur i disponueshëm para Drejtësisë sa herë që hetuesit e kishin thirrur dhe se ishte e panevojshme që ai të gjendej i arrestuar.
Dosja
Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Albademil" mesditën e 15 marsit 2008 mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën 300 të tjerë dhe u shkatërruan mijëra godina banimi dhe biznesi. Ata akuzohen për “aktivitet antiligjor me pasojë vrasjen e më shumë se një personi”, si dhe “shpërdorim detyre”. Kërkesa për gjykim të shkurtuar do të thotë se të pandehurit kanë pranuar akuzat në bazë të akteve që ndodhen në dosjen për gjykim në ngarkim të tyre. Do të jetë trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado që do të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e të pandehurve apo jo në seancën e ardhshme.
Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili u akuzua për shpërdorim detyre. Ndërkohë që familjarët depozituan një tjetër padi, ku kërkojnë rigjykim të Mediut, aktualisht ministër i Mjedisit në kabinetin qeveritar të kryeministrit Berisha. Gjithsej në këtë proces janë 29 të pandehur.
Kërkesa e parë që u refuzua nga Gjykata
Më 12 tetor, ish-zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Agim Lala, kërkoi gjykim të shkurtuar në bazë të akteve që ndodhen në ngarkim të tij në dosjen e shpërthimit të 15 marsit 2008. Mirëpo kërkesa e tij u hodh poshtë nga trupi gjykues me argumentin se dosja rrezikohej të veçohej nëse do të pranohej një kërkesë e tillë. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Të pandehurit i kërkojnë materialet të printuara
Avokatët e të pandehurve që ndodhen në qeli në gjendje arresti i kërkuan dje Gjykatës që t’u mundësonte listën e dëshmitarëve dhe parashtrimet kryesore të prokurorëve të kësaj dosjeje, që u bënë publike gjatë seancës së kaluar. Kjo kërkesë u bë nga avokatët e Mihal Delijorgjit, Yli Pinarit dhe Dritan Minxollit. Avokatët shpjeguan para trupit gjykues se në takimin e fundit që kishin pasur me klientin e tyre u ishte bërë e ditur kjo kërkesë legjitime e tyre. Si duket, të pandehurit duan të mësojnë mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe dëshmitarët që pretendohet se kanë dëshmuar kundër tyre dhe më pas të japin edhe ata kërkesat e tyre para trupit gjykues. Mirëpo duke qenë se kjo dosje është tepër voluminoze, për ekonomi gjyqësore, institucioni i akuzës deri tani ka operuar me CD, duke i shpërndarë materialet sipas fazës në të cilën ndodhet procesi. Nuk dihet ende nëse do të pranohet kërkesa e tyre për shkak të kostos që do të sjellë plotësimi i kësaj kërkese. Vetëm një i pandehur, për materialet që kërkon i bie të printohen materiale qindra faqesh në tri kopje.
Ridvan Hado: “Avokatja Omari ‘shpëtoi’ bashkëshortin nga shorti”
Gjatë seancës së djeshme, kryetari i seancës, Ridvan Hado, lëshoi një batutë të radhës në lidhje me avokaten e një të pandehuri në këtë çështje. Bëhet fjalë për një ish-ushtarak, i cili, fillimisht, në mbrojtje të tij kishte zgjedhur dy avokatë, Agim Tiranën dhe Xhoana Omarin. Kjo e fundit u bë sebep që dosja e Gërdecit të kalonte për të dytën herë procedurën e shortit për shkak se në fillim kryesues u përcaktua gjyqtari Kreshnik Omari, bashkëshorti i avokates. Gjyqtari Omari dha dorëheqjen nga kjo dosje dhe shorti i dytë përcaktoi kryesues të dosjes Ridvan Hadon. Mirëpo që nga seanca e parë e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës e deri dje avokatja Xhoana Omari nuk është shfaqur në Gjykatë.
Banorët e Gërdecit i shkruajnë Gjykatës së Strasburgut
Një nga banoret e Gërdecit, Zamira Durda, që gjatë tragjedisë humbi djalin, ka vendosur dje t’i shkruajë Gjykatës së Strasburgut. Gazeta “Albania” e ka siguruar këtë letër dhe po e boton atë të plotë më poshtë:
Tiranë, më 9.11.2009
Monsieur le Greffier de la
Cour européenne des Droits de l’Homme
Conseil de l’Europe
F–67075 STRASBOURG CEDEX
FRANCE
I nderuar Zotëri,
Unë, aplikuesja Zamira Durdaj, jam një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të tragjedisë së Gërdecit (15 mars 2008), në Shqipëri, e legjitimuar si e tillë, bashkë me të tjerët, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e paraqitur si palë në gjykim në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Me këtë kërkesë Ju drejtohem pasi unë, bashkë me trashëgimtarët e tjerë ligjorë, duam të paraqesim ankim kundër Shqipërisë, para kësaj Gjykate të nderuar dhe përkatësisht kundër Vendimit Nr. 66, datë 15.7.2009 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u vendos moskalimi në seancë i çështjes së ngritur nga ne, kundër Vendimit Nr. 6, datë 22.05.2009 të Gjykatës së Lartë, me të cilin pa na verifikuar si palë në proces na kanë veçuar, duke na hequr të drejtën për një proces të rregullt ligjor. (Neni 6, i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut). Meqenëse vendimet e sipërcituara përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të neneve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe pasi i kemi shteruar mjetet e brendshme ligjore, kërkojmë që të paraqesim aplikimin para Gjykatës Tuaj, brenda afatit gjashtëmujor dhe për këtë arsye kërkojmë që të pajisemi me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen tonë. (Çështja: Durdaj etj. kundër Shqipërisë.)
Me shprehjen e konsideratës së lartë,
Zamira DURDAJ
Gërdec/ Vorë/ Tiranë/ Albania
13 Nentor 2009