Gërdeci, Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Mediut
Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu, i cili ishte paditur nga banorët e Gërdecit.
Duke iu referuar Gjykatës së Lartë, në akuzën e re të ngritur nga banorët e Gërdecit, nuk ka elemente të veprës penale, që të vërtetojnë fajësinë e tij.
Një ditë më parë, kjo Gjykatë mori në shqyrtim padinë e një grupi banorësh të Gërdecit, të cilët e akuzojnë ministrin Mediu për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Nga tragjedia e Gerdecit në Vorë, më 15 Mars te vitit 2008 humbën jeten 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë, kurse dhjetra banesa e biznese u shkatërruan.