E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, KE rrëzon projektin e qeverisë

Shuhet entusiazmi i qeverisë për të mbledhur 16 milionë euro nga donatorët. Kërkohen projekte të detajuara

Dështon tavolina e donatorëve për rindërtimin e Gërdecit. Nuk sigurohen financime nga të huajt

TIRANË- Entusiazmi i qeverisë shqiptare për mbledhjen e 16 milionë eurove në një tavolinë donatorësh është shuar fill pasi ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan vuri në dyshim projektin për rindërtimin e Gërdecit. Megjithëse ka zgjatur disa orë, takimi i djeshëm, i organizuar nga Ministria e Brendshme ka dështuar, duke mos siguruar asnjë financim nga donatorët ndërkombëtarë. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare kanë mundur të bëjnë me dije se nevojiten 16 milionë euro për të rindërtuar fshatin e rrënuar nga shpërthimet e 15 marsit, por nuk kanë treguar asnjë mënyrë, sesi do të shpenzohet me efektivitet këto para.

***

Gjatë takimit të djeshëm, ku edhe pritej lëvrimi i këtyre fondeve nga përfaqësuesja e qeverisë shqiptare, znj. Albana Vokshiështë bërë me dije vetëm vleratotale e projekteve dhezërat e tyre në bazë të ministrive përkatëse. Mbledhja që në fakt duhej të ishte një prezantim i projekteve të detajuara, çka mund të siguronte të ardhurat nuk qe gjë tjetër veçse një dështim i radhës i qeverisë shqiptare.Drejtues më të lartë të qeverisë,si ministri Nishani apo edhe ai i Mbrojtjes, Oketa, në fjalët e tyre nuk kanë bërë me dije asnjë projekt për rindërtimin, përveçse përmbledhjes së forcave të angazhuara në tragjedinë e Gërdecit.Kështu, në bazë të materialeve të shpëndara për të pranishmit në takim thuhet se do të mjaftonte një fond prej 16 milionë eurosh për rindërtimin e zonës,ku përveç rrugëve parashikohen ndërtimi i një landfilli dhe qendrave të internetit. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1.8 milionë euro për infrastrukturën rrugore si dhe 3.7 milionë euro për mbetjet urbane. Në takim janë përmendur edhe nevojat për ujësjellës dhe telekomunikacion, por asnjë projekt duket se nuk i ka mbushur mendjen donatorëve të huaj, për të derdhur paratë.

***

E ndërsa kanë munguar projektet e detajuara për këtë zonë, ministrat e kabinetit Berisha janë fokusuar më shumë tek operacionet e shpëtimit dhe pastrimit të Gërdecit, fill pas shpërthimeve. Ministri Nishani përmendi ndër veprimtaritë kryesore të këtyre strukturave reagimin e shpejtë, vetëm disa minuta pas shpërthimit në zonën e fatkeqësisë, evakuimin e rreth 4 000 banorëve, dhënien e ndihmës së parë për 400 persona, strehimin e 700 personave dhe krijimin e kushteve të nevojshme të jetesës për ta. Ndërsa për ministrin e Mbrotjes, Gazmend Oketa, nevoja kryesore për punën në vijim është pajisja e strukturave të specializuara të Forcave të Armatosura me furra djegëse të lëvizshme, për asgjësimin e municioneve të mbetura stok.

KËRKESA

Gërdec, 1.2 milionë euro për shkollat

TIRANË- Në llogaritë e qeverisë shqiptare për rindërtimin e Gërdecit, arsimi zë pjesën më të madhe të parave. Gjatë fjalës së tij në takimin e djeshëm, ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka kërkuar 1.2 milionë euro për rindërtimin e shkollave në Gërdec. Gjatë takimit të djeshëm, Ministri i Arsimit ka bërë me dije se institucioni ka gati projektet që në zërin total kapin vlerën e mbi 1 mijë eurove dhe sipas të cilit përfshin rikonstruksionin e tre objekteve shkollore në Gërdec,të dëmtuara pas shërthimit të fabrikës së demontimit të armëve.Sipas ministrit të Arsimit, deri tani është riparuar shkolla 9- vjeçare Vorëdhe shkolla e mesme, po në Vorë. L.Ç

Ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, përcakton kushtet e financimeve për Gërdecin

Lohan: Asnjë ndihmë për  Gërdecin, pa projekt të qartë

TIRANË- Ambasadori i KE-së në Tiranës, Helmut Lohan, nuk ka pritur të dëgjojë projektet e qeverisë shqiptare, për të përcaktuar kushtet e financimeve evropiane në rindërtimin e Gërdecit. “Asnjë ndihmë nuk do të jepet, deri në momentin kur perimetri prej 800 metrash rreth kraterit të shpërthimittë shpallet publikisht dhe zyrtarisht zonë e sigurtë”,-ka thënë dje ai, gjatë takimit të organizuar për të mbledhur fonde. Ambasadori i Këshillit Evropian, njëkohësisht dhe kryetar i sekretariatit të donatorëve për post- Gërdecin ka deklaruar se donatorët janë gati për të ndihmuar në rindërtimin e zonës së Gërdecit, por vetëm kur qeveria shqiptare të ketë një projekt të detajuar. Deklarata e tij u bë në takimin e donatorëve me përfaqësuesit e qeverisë, që u zhvillua djenë ambientet e "Hotel Tirana" . Gjatë takimit të djeshëm, kur përfaqësuesit e qeverisë shqiptare prisninmiratimin e finacimeve për rindërtimin e Gërdecit të rrënuar më 15 mars, Lohan është shprehur se donatorët ndërkombëtarë mund të bashkëpunojnë vetëm kur të kenë mbi tryezë një strategji gjithëpërfshirëse për rindërtimin e zonës. “Ne si donatorë jemi të interesuar të shohimfinalizimin e një strategjie gjithëpërfshirëse në rindërtimin e zonës si dhe informacione të detajuara se si do të realizohet kjo”.Ai shtoi se institucioni që ai përfaqëson është i gatshëm të ndihmojë qeverinë shqiptare, pasi menaxhon gjithë mekanizmat për të realizuar financimin e projekteve, por vetëm me kushtin që çdo projekt të jetë i detajuar. Po gjatë fjalës sëtij, Lohan këshilloi familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan nga shpërthimi i fabrikës së demontimitmë 15 mars, të mos kthehen derisa zona të jetë e sigurtë dhe të jetë e pastruar nga predhat e pashpërthyera. “Asnjë familje të mos kthehet derisa të jepet garancia që nuk ka asnjë predhë të paplasur“- tha ambasadori i Këshillit Evropian, Helmut Lohan. L.Çela

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar 1 qershorin si ditën e largimit të banorëve të Gërdecit drejt banesave me qira

Qeveria nxjerr të mbijetuarit  e Gërdecit nga Kovaleshenca

TIRANË- Prej 1 qershorit, dyert e Kovaleshencës mbyllen për të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, 350 familjet e prekura nga tragjedia duhet të largohen nga mjediset e kësaj qendre pushimi, për t’u lënë vendin zyrtarëve që duan të kalojnë pushimet e verës me pak kosto, në bregdetin e Durrësit. Në vendimin e mësipërm, qeveria shqiptare merr përsipër qeratë e banesave ku do të vendosen banorët e Gërdecit, të cilëve brenda tre ditëve u duhet të gjejnë strehë të re, ose në të kundërt të flenë në qiell të hapur.

***

Hysni Hali është ndër të paktët banorë që ka mundur të sigurojë paratë e dëmshpërblimit për banesën e rrënuarnga shpërthimi i fabrikës së dëmontimit të armëve më 15 mars. Megjithëse ka filluar punë prej një jave dhe një brigadë të tërë punëtorësh ndërtimi, Hysniu thotë se vetëm në fund të vitit shpreson të futet në banesën e re. Por duket se drejtuesit e qeverisë shqiptare nuk u kanë hyrë fort thellë llogarive.Që nga 1 qershori, jo vetëm familja e Halitit por 350 të tilla nga fshati i Gërdecit duhet të braktisin ambientet e Kovalishencës në Durrës, ku u strehuanpas tragjedisë së ndodhur. Shumica e këtyre familjeve që kanë banesat e shkatërruara, duhet të gjejnë shtëpi me qira për të vazhduar jetesën e tyre, derisa shtëpitë të kenë përfunduar. Nga ana tjetër, nuk janë të pakta familjet që për tre vitet e ardhshme nuk do të kenë një shtëpi, pasi nuk mund të ndërtojnë brenda perimetrit të zonës së rrezikut. Të gjitha këto peripeci, u takojnë të mbijetuarve t’i kalojnë. Këshilli i Ministrave tashmë ka vendosur që të 350 familjet duhet të largohen nga ambjentet buzë detit brenda datës 1 qershor.

***

Lajmin e daljes nga Kovaleshenca më 1 qershor e ka bërë të ditur kryetari iBashkisë së Vorës, i cili ka shtuar se qeratë do të paguhen nga qeveria. Fiqiri Ismaili bën të ditur se afati është përcaktuar në një udhëzim i Ministrisë së Brendshme, sipas së cilit është përcaktuar fondi prej 25 mijë lekësh të reja në muaj për çdo familje. Sipas tij, bashkia e Vorës ka ngritur një grup pune, i cili do të bëjë verifikimin në terren të shtëpive të shkatërruara, me qëllim evidentimin e saktë të numrit të familjeve që do të përfitojnë. “Qeveria, do të paguajë qiranë e këtyre familjeve në mënyrë që të përballojnë strehimin për periudhën që kanë shtëpitë në ndërtim.”- ka deklaruar kryeministri, ndërkohë që lajmi është pritur me frikë nga banorët e strehur në këto ambiente. Sipas tyre, paratë e ofruara nga qeveria nuk janë të mjaftueshme për të përballuar jetesën e përditshme, ndërkohë që koha për të ndërtuar banesat e tyre është shumë më e gjatë se 6 muaj ku qeveria garanton se do të paguajë qiratë.

MJAFT!

Të enjten protestë për banorët e Gërdecit

Pas vendimit të qeverisë shqiptare ka reaguar edhe lëvizja Mjaft!. Në bazë të një deklarate të bërë dje publike kjo lëvizje ka paralajmëruar një protestë ditën e enjte.Sipas deklaratës së Mjaft!, mësohet sebanorët janë të frikësuar dhe të indinjuar nga ky vendim absurd dhe çnjerëzor. “Shuma që do t’iu jepet nuk del as për bukë, ndërkohë që qiratë janë të papërballueshme. Qeveria shqiptare, që ka premtuar me zell rehabilitim të plotë të banorëve, po i nxjerr në rrugë pa bërë zhurmë”,-thuhet në deklaratën e kësaj lëvizjeje, ndërkohë që deri më dje asnjë prej këtyre banorëve nuk ka gjetur asnjë vend të sigurt për të futur kokën.Endërsa të dielën do t’iu duhet të braktisin ambientet e Kovaleshencës, Gërdeci është ende një zonë e shkretuar, ku jo vetëm paratë e premtuara por edhe paaftësia e hartimit të projekteve të ndërtimit nga qeveria shqiptare bëjnë që dita e rikthimit të banorëve të duket tejet e largët. L.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›