'Gërdeci', Mediu sërish i pandehur. Gjykata e Lartë cakton relatorët
TIRANË - Gjykata e Lartë ka vendosur sot të caktojë dy trupa gjyqësore për dy padi të ndryshme mbërritur në këtë gjykatë nga të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit. Ata akuzojnë ish-ministrin e Mbrotjes, fatmir Mediu për plagosjen e tyre si pasojë e shpërthimit tragjik të fabrikës ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë. Në shtator Gjykata e Lartë pushoi çështjen në ngarkim të Mediut, pasi mori mandatin e deputetit. Tani prokuroria do të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të tij.
Gjykata e Lartë njoftoi zyrtarisht sot se ka hedhur shortin për caktimin e trupës gjykuese për padinë e palës së demtuar të minorenit të plagosur në Gërdec, Roxhers Durdaj i përfaqesuar nga i ati. Nga hedhja e shortit, doli trupa gjyqësore e përbërë nga Arjana Fullani, Relatore e Çështjes, Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj.
Gjithashtu, Mediu është paditur edhe nga një tjetër person i dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit. Çështjen ku i paditur është Mediu edhe paditës shtetësja Alketa Hazizaj do ta gjykojë trupa e përbërë nga Andi Çeliku, Relator i Çështjes, Ardian Nuni, Irma Bala, Evjeni Sinoimeri, Evelina Qirjako.
******
Familjarët e 'Gërdecit', kërkesë Kuvendit
Shoqata e Familjareve te Viktimave te Gerdecit do te jete sot (dt.
03/12/09) ne 17:00 para Parlamentit, per te bere publike nje kerkese ne
formatin e peticionit - e cila me pas do t'i dergohet ne forme te
protokolluar Sekretarise se Kuvendit te Shqiperise - permes se ciles
krkohet nga Parlamenti Shqiptar, heqja e imunitetit te Z. Fatmir Ali
Mediu.
Kjo kerkese vjen e argumentuar nga deklaratat e kreut te Ekzekutivit dhe
vullnetit te Partise Demokratike te shprehur zyrtarisht ne media dhe
gjithashtu, eshte e mbshtetur ne vendimin e argumentuar te legjislatures
se mparshme per heqjen e imunitetit te qytetarit te lartprmendur.
Kerkesa do te dorezohet ne forme zyrtare dhe ka per qellim, transparencen
e veprimeve te shprehura zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-se dhe
gjithashtu, qellimi thelbsor eshte venia ne vend e drejtesise.