"Gërdeci", NATO: Na tregoni dosjet
NATO prej kohësh ka nisur
monitorimin e procesit të
demontimit të municioneve
të trashëguara nga komunizmi,
që pas tragjedisë së Gërdecit
më 15 mars të këtij viti. Një
delegacion i nivelit të lartë të Aleancës
së Atlantikut të Veriut, që ka
zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ka
kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes
dhe ushtria shqiptare detaje
rreth procesit të demontimit,
i cili po zhvillohet në vend pas
tragjedisë që vrau 26 njerëz, por
edhe shkaktoi një efekt të madh
në mediat dhe opinionin publik
ndërkombëtar. Kryeushtaraku i
NATO-s, admirali italian Xhanpaolo
di Paola, ka biseduar me
ministrin e Mbrojtjes, Gazmend
Oketa, si dhe me shefin e Shtabit
të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin
Maksim Malaj, në lidhje me
mënyrën, por edhe për vendet se
ku po zhvillohet procesi i demontimit.
Siç mësohet nga burime
në Ministrinë e Mbrojtjes, Oketa
i ka paraqitur kryeushtarakut të
NATO-s të gjitha hollësitë e procesit
të demontimit, vendet, kostot,
si dhe mënyrën e monitorimit të
procesit. Admirali Di Paola është
në detyrën më të lartë vendimmarrëse
ushtarake të Aleancës
së Atlantikut të Veriut. Ai drejton
Komitetin Ushtarak të NATO-s, i
cili merr vendimet operacionale
të Aleancës, në bashkëpunim me
komandantin e përgjithshëm të
NATO-s. Admirali Di Paola zhvilloi
një vizitë në Shqipëri, ku është
takuar, përveçse me ministrin e
Mbrojtjes, Gazmend Oketën, me
shefin e Shtabit të Përgjithshëm
të Ushtrisë, gjeneralin Maksim
Malaj, edhe me Presidentin e
Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin
Sali Berisha dhe me shefin
e diplomacisë shqiptare, Lulzim
Basha. Gjatë takimit në Presidencë,
kreu i shtetit, Bamir Topi, nënvizoi
se anëtarësimi në Aleancën
e Atlantikut të Veriut mbetet një
nga prioritetet e politikës sonë
të jashtme dhe se anëtarësimi
me të drejta të plota në NATO
është fillimi i një faze të re për
Shqipërinë, i asaj të kalimit në
një marrëdhënie partneriteti me
vendet e tjera anëtare në Aleancë.
Edhe një herë, Presidenti Topi në
këtë takim vlerësoi ratifikimin
e Protokollit për Anëtarësim në
Aleancë nga Senati i SHBA-së,
si rikonfirmim i mbështetjes
për rrugën e pandalshme dhe
anëtarësimin e plotë të Shqipërisë
në NATO. Ndërkaq, Kryeministri
Berisha u zotua se "reformat
do të jenë ‘perpetum mobile‘
dhe se ato do të përfshijnë të
gjitha fushat. Berisha përmendi
me këtë rast reformat politike,
që do të konsolidojnë të gjitha
standardet e një demokracie
funksionale, reformat e Forcave
të Armatosura, që do të sigurojnë
një ushtri profesionale të vogël,
të mirëstërvitur dhe të aftë për të
përmbushur të gjitha detyrimet
që rrjedhin nga anëtarësimi në
Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të
NATO-s, admiral Xhanpaolo di
Paola, u shpreh optimist se "në
muajt e ardhshëm Shqipëria do
të bëhet anëtare me të drejta të
plota e NATO-s". Ndërkohë, ministri
i Jashtëm, Lulzim Basha,
shprehu angazhimin e qeverisë
shqiptare për t‘i çuar përpara të
gjitha reformat, si mënyra më e
mirë për të përballur sfidat që
burojnë nga anëtarësimi i plotë
në NATO, një proces ky që pritet
të realizohet në Samitin e Aleancës
së Atlantikut të Veriut, që do
të mbahet në prill 2009.
monitorimin e procesit të
demontimit të municioneve
të trashëguara nga komunizmi,
që pas tragjedisë së Gërdecit
më 15 mars të këtij viti. Një
delegacion i nivelit të lartë të Aleancës
së Atlantikut të Veriut, që ka
zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ka
kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes
dhe ushtria shqiptare detaje
rreth procesit të demontimit,
i cili po zhvillohet në vend pas
tragjedisë që vrau 26 njerëz, por
edhe shkaktoi një efekt të madh
në mediat dhe opinionin publik
ndërkombëtar. Kryeushtaraku i
NATO-s, admirali italian Xhanpaolo
di Paola, ka biseduar me
ministrin e Mbrojtjes, Gazmend
Oketa, si dhe me shefin e Shtabit
të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin
Maksim Malaj, në lidhje me
mënyrën, por edhe për vendet se
ku po zhvillohet procesi i demontimit.
Siç mësohet nga burime
në Ministrinë e Mbrojtjes, Oketa
i ka paraqitur kryeushtarakut të
NATO-s të gjitha hollësitë e procesit
të demontimit, vendet, kostot,
si dhe mënyrën e monitorimit të
procesit. Admirali Di Paola është
në detyrën më të lartë vendimmarrëse
ushtarake të Aleancës
së Atlantikut të Veriut. Ai drejton
Komitetin Ushtarak të NATO-s, i
cili merr vendimet operacionale
të Aleancës, në bashkëpunim me
komandantin e përgjithshëm të
NATO-s. Admirali Di Paola zhvilloi
një vizitë në Shqipëri, ku është
takuar, përveçse me ministrin e
Mbrojtjes, Gazmend Oketën, me
shefin e Shtabit të Përgjithshëm
të Ushtrisë, gjeneralin Maksim
Malaj, edhe me Presidentin e
Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin
Sali Berisha dhe me shefin
e diplomacisë shqiptare, Lulzim
Basha. Gjatë takimit në Presidencë,
kreu i shtetit, Bamir Topi, nënvizoi
se anëtarësimi në Aleancën
e Atlantikut të Veriut mbetet një
nga prioritetet e politikës sonë
të jashtme dhe se anëtarësimi
me të drejta të plota në NATO
është fillimi i një faze të re për
Shqipërinë, i asaj të kalimit në
një marrëdhënie partneriteti me
vendet e tjera anëtare në Aleancë.
Edhe një herë, Presidenti Topi në
këtë takim vlerësoi ratifikimin
e Protokollit për Anëtarësim në
Aleancë nga Senati i SHBA-së,
si rikonfirmim i mbështetjes
për rrugën e pandalshme dhe
anëtarësimin e plotë të Shqipërisë
në NATO. Ndërkaq, Kryeministri
Berisha u zotua se "reformat
do të jenë ‘perpetum mobile‘
dhe se ato do të përfshijnë të
gjitha fushat. Berisha përmendi
me këtë rast reformat politike,
që do të konsolidojnë të gjitha
standardet e një demokracie
funksionale, reformat e Forcave
të Armatosura, që do të sigurojnë
një ushtri profesionale të vogël,
të mirëstërvitur dhe të aftë për të
përmbushur të gjitha detyrimet
që rrjedhin nga anëtarësimi në
Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të
NATO-s, admiral Xhanpaolo di
Paola, u shpreh optimist se "në
muajt e ardhshëm Shqipëria do
të bëhet anëtare me të drejta të
plota e NATO-s". Ndërkohë, ministri
i Jashtëm, Lulzim Basha,
shprehu angazhimin e qeverisë
shqiptare për t‘i çuar përpara të
gjitha reformat, si mënyra më e
mirë për të përballur sfidat që
burojnë nga anëtarësimi i plotë
në NATO, një proces ky që pritet
të realizohet në Samitin e Aleancës
së Atlantikut të Veriut, që do
të mbahet në prill 2009.