Dy shpërthime tronditin banorët e bulevardit "Zogu I"
Dy shpërthime mëngjesin e djeshëm kanë tronditur banorët e Tiranës në bulevardin "Zogu I", ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve. Sipas policisë, në rastin e parë ka pasur një shpërthim të lëndëve plasëse, ndërsa në të dytin është shënuar një zjarr.
Eksplozivi në formën e bombës artizanale ka shpërthyer në trotuar, duke shkaktuar një sërë dëmesh materiale në dyqanet përreth. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit, pranë Stacionit të Trenit, ku ndodhet një kompleks me lokale, lojëra fati dhe banka. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e antieksplozivit, të cilët kanë identifikuar vendin e ngjarjes dhe zbuluar se shpërthimi kishte ardhur nga një bombë artizanale. Ekspertët tregojnë se ishte përdorur lëndë kimike e përzier me benzinë, brenda një shisheje, të cilës i është vënë flaka dhe ka shpërthyer. Por nga ky shpërthim, veç ankthit të krijuar, janë shkaktuar edhe një sërë dëmesh materiale. Kështu janë thyer xhamat e disa ambienteve private. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve, për të cilët dyshohet se janë banorë të zonës. Gjithashtu, ende nuk është përcaktuar objektivi i kësaj ngjarjeje.
Por, pa kaluar as tri orë, një tjetër shpërthim është dëgjuar në këtë zonë. Por, këtë radhë ka ardhur nga një lokal lojërash fati, ku kishte rënë një zjarr. Sipas policisë, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në bulevardin "Zogu I", ka rënë zjarr në një kazino, e cila është pronë e Salvador J., banues në Tiranë. Nga ky zjarr nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, por është dëmtuar dera e kazinosë, një pjesë muri dhe janë thyer disa xhama. Policia, e njoftuar për këtë ngjarje, ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e ngjarjes. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike brenda ambienteve të kazinosë, që ka sjellë edhe shpërthimin e një aparature.