E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim penal tre mashtruesve

Tre persona janë dërguar për ndjekje penale, pasi dyshohen se kanë mashtruar disa njerëz, duke iu vjedhur para. Policia e kryeqytetit tha se procedimi penal filloi për Ivan Papariston, Astrit Baculin dhe Elton Dinen. Sipas informacioneve, antikrimi ekonomik dërgoi për ndjekje penale 59-vjeçarin Paparisto, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim Myseret B., se ai e ka mashtruar duke i vjedhur shumën prej 300 mijë lekësh. I dyshuari i kishte marrë këto para me pretendimin se do të hapte një biznes dhe nuk ia ka kthyer më. Ndërkohë, 38-vjeçari Baculi do të ndiqet penalisht, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim Bukurie R., e cila pretendon se shtetasi i lartpërmendur e ka mashtruar atë në një zyrë te "Selvia", në shumën prej 5 mijë eurosh, për t‘i nxjerrë një vizë për në Amerikë. Ndërsa 29-vjeçari Dine është dërguar për ndjekje penale, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim Lefter S., i cili pretendon se e ka mashtruar atë në shumën prej 350 mijë lekësh, për t‘i nxjerrë një licencë për taksi në Bashkinë e Tiranës. Policia tha se të tre këta persona dyshohen për akuzën e mashtrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›