Mbërrin në Tiranë misioni i BE-së për progres-raportin
Mbërrin në Shqipëri një
delegacion i Komisionit
Evropian, i cili do
të mbledhë informacione për
progres-raportin që çdo vit BE-ja
harton për Shqipërinë dhe për të
gjitha vendet kandidate, apo në
rrugën e anëtarësimit. Në ditën e
parë të vizitës në Shqipëri, delegacioni
ka zhvilluar një takim me
delegacionin shqiptar ndërministror,
të kryesuar nga ministrja e
Integrimit, Majlinda Bregu. Në
këtë takim, shefi i njësisë për Shqipërinë
në Drejtorinë e Zgjerimit të
Komisionit Evropian, tha se cikli i
programimit IPA 2009 i bërë nga
qeveria shqiptare është më i miri
deri tani. Nga ana e Komisionit
Evropian, delegacioni kryesohej
prej Dirk Lange, shef i njësisë për
Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit
të KE-së, i cili vlerësoi punën
paraprake të bërë nga Ministria e
Integrimit dhe qeveria shqiptare
për programimin e IPA 2009. Duke
nënvizuar disa nga elementet
pozitive të programimit, Lange
tha se ky cikël programimi mbetet
më i miri deri tani. Kjo, sepse prioritetet
e mbuluara nga projektet
potenciale janë në përputhshmëri
të plotë me prioritetet e vendosura
prej BE-së për Shqipërinë. Këto
projekt-propozime i janë prezantuar
delegacionit paraprakisht
dhe informacioni i plotë mbi programimin
është pasqyruar në sitin
e internetit të Ministrisë së Integrimit.
Më i rëndësishëm është
fakti që ekziston një mirëkuptim
i përgjithshëm mes BE-së dhe
Shqipërisë për fushat që do të financohen.
Gjatë fjalës së tij, Lange
theksoi se Ministria e Integrimit
dhe institucionet shqiptare duhet
ta vazhdojnë më tej punën e tyre
të vlerësueshme në këtë drejtim.
Sipas tij, duhet të punohet për
përgatitjen e strukturave administrative
që do të merren me
programimin dhe menaxhimin e
fondeve të IPA-s, kur Shqipëria të
marrë statusin e vendit kandidat,
nëpërmjet të cilit përfiton nga
të pestë komponentët e IPA-s.
Fushat e përcaktuara si prioritare
në programimin e IPA 2009 janë,
në kriterin politik: mbështetje për
strukturat e policisë, për sistemin
e drejtësisë, për qendrat e paraburgimit,
censusin e popullsisë
dhe zhvillimin e shoqërisë civile;
në kriterin ekonomik: mbështetje
për tregun e punës, trashëgiminë
kulturore, sigurimet shoqërore
dhe programet e sistemit arsimor.
Në pjesën e standardeve, ku është
parashikuar të shkojë edhe pjesa
më e madhe e fondeve, është
parashikuar mbështetje për infrastrukturën
rrugore (rrjeti i rrugëve
rurale dhe dytësore) dhe ujit të
pijshëm, transporti etj.
delegacion i Komisionit
Evropian, i cili do
të mbledhë informacione për
progres-raportin që çdo vit BE-ja
harton për Shqipërinë dhe për të
gjitha vendet kandidate, apo në
rrugën e anëtarësimit. Në ditën e
parë të vizitës në Shqipëri, delegacioni
ka zhvilluar një takim me
delegacionin shqiptar ndërministror,
të kryesuar nga ministrja e
Integrimit, Majlinda Bregu. Në
këtë takim, shefi i njësisë për Shqipërinë
në Drejtorinë e Zgjerimit të
Komisionit Evropian, tha se cikli i
programimit IPA 2009 i bërë nga
qeveria shqiptare është më i miri
deri tani. Nga ana e Komisionit
Evropian, delegacioni kryesohej
prej Dirk Lange, shef i njësisë për
Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit
të KE-së, i cili vlerësoi punën
paraprake të bërë nga Ministria e
Integrimit dhe qeveria shqiptare
për programimin e IPA 2009. Duke
nënvizuar disa nga elementet
pozitive të programimit, Lange
tha se ky cikël programimi mbetet
më i miri deri tani. Kjo, sepse prioritetet
e mbuluara nga projektet
potenciale janë në përputhshmëri
të plotë me prioritetet e vendosura
prej BE-së për Shqipërinë. Këto
projekt-propozime i janë prezantuar
delegacionit paraprakisht
dhe informacioni i plotë mbi programimin
është pasqyruar në sitin
e internetit të Ministrisë së Integrimit.
Më i rëndësishëm është
fakti që ekziston një mirëkuptim
i përgjithshëm mes BE-së dhe
Shqipërisë për fushat që do të financohen.
Gjatë fjalës së tij, Lange
theksoi se Ministria e Integrimit
dhe institucionet shqiptare duhet
ta vazhdojnë më tej punën e tyre
të vlerësueshme në këtë drejtim.
Sipas tij, duhet të punohet për
përgatitjen e strukturave administrative
që do të merren me
programimin dhe menaxhimin e
fondeve të IPA-s, kur Shqipëria të
marrë statusin e vendit kandidat,
nëpërmjet të cilit përfiton nga
të pestë komponentët e IPA-s.
Fushat e përcaktuara si prioritare
në programimin e IPA 2009 janë,
në kriterin politik: mbështetje për
strukturat e policisë, për sistemin
e drejtësisë, për qendrat e paraburgimit,
censusin e popullsisë
dhe zhvillimin e shoqërisë civile;
në kriterin ekonomik: mbështetje
për tregun e punës, trashëgiminë
kulturore, sigurimet shoqërore
dhe programet e sistemit arsimor.
Në pjesën e standardeve, ku është
parashikuar të shkojë edhe pjesa
më e madhe e fondeve, është
parashikuar mbështetje për infrastrukturën
rrugore (rrjeti i rrugëve
rurale dhe dytësore) dhe ujit të
pijshëm, transporti etj.