Gërdeci-Opozita: Të mos përdoret fondi i kontigjencave
Ministria e Financave ka paraqitur në Kuvend një kërkesë që një pjesë e dëmeve të tragjedisë së Gërdecit të përballohen nga fondi I kontigjencës. Shifra në fjalë është 600 milionë lekë. Propozimi I Ministrisë së Financave është kundërshtuar nga opozita. Opozita këmbëngul se qeveria duhet të shkurtojë shpenzimet operative dhe të mos prekë kontributet e qytetarëve. Fondi I kontigjencës mund të preket vetem më vendim të parlamentit. Kërkesën për shumën e më shumë se 600 milionë lekëve Ministria e Financave e ka paraqiutr në Kuvend.
Fatura financiare për të mbuluar dëmet e shpërthimit të municioneve në Gërdec kap shifrën 1.6 miliardë lekë. Këto lekë do të përdoren për të ndërtuar 400 shtëpi nga e para dhe për të ndihmuar banorët në zëvendësimin e pajisjeve shtëpiakeqë kanë humbur gjatë shpërthimit. Janë përllogaritur se 800 milionë lekë do të jepen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa 600 milionë lekë do të merren nga fondi I kontigjencës dhe pjesa tjetër nga kontributet e qytetarëve.
Xhuljeta Lamkaj