Berisha: 'Ftesa në NATO, një ngjarje e rëndësishme'
Marrja e ftesës për në NATO është një ngjarje shumë e rëndëesishme për Shqipërinë. Ajo është konsideruar si ngjarja më e rëndësishme pas pluralizmit politik, sipas kryeministrit Berisha.Kryeministri vuri në dukje se kjo javë është javë historike për NATO-n, por shumë herë më historike për Shqipërinë. “Në datën 3 prill, kryetarët e shteteve dhe qeverive të 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut votojnë, me shpresën tonë më të madhe, që Shqipëria të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.”, u shpreh Kryeministri. Ai tha se kjo përbën ngjarjen më të madhe politike për Shqipërinë që nga vendosja e pluralizmit politik, si dhe zhvillimin më historik në fushën e sigurisë së saj, që nga shpallja e pavarësisë deri më sot.