Gërdeci, Prokuroria administron dëshminë e Patrik Henrit
Mësohet se ortaku i Delijorgjit ka mohuar kontratën e dytë mes tyre. Dëshmia po përkthehet aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë
Habjon Hasani
Tiranë - Mbërrin në Tiranë dëshmia e Patrik Henrit, ortakut amerikan të Delijorgjit në fabrikën e Gërdecit. Aktualisht, e gjithë dëshmia, e siguruar me letër porosi në SHBA, po administrohet nga Ministria e Drejtësisë për të bërë përkthimin, ndërsa për prokurorët e çështjes dëshmia është siguruar vetëm në versionin anglisht. Gjithsesi, ”Albania” ka mundur të mësojë se Henri është deklaruar se ”nuk ka patur dijeni” për kontratën e dytë të lidhur mes Albademil (ku Henri zotëronte 40 për qind të aksioneve) dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kontratë që u servir publikisht nga ministria jonë fill pas shpërthimit të kraterit dhe me të edhe të skandalit të madh. Kontrata e dytë ndryshoi objektivin e armatimeve që do të demontoheshin në Gërdec, ku nga demontimi i fishekëve me kalibër të vogël u kalua në demontimin deri edhe të predhave. Por Patrik Henri duket se vetëm disa kohë para shpërthimit ka bërë dhe filmime në këtë fabrikë një pjesë të të cilave Prokuroria i administron.
Hetimet
Dëshmia e Patrik Henrit në lidhje me kontratat që ka lidhur me kompaninë “MEICO” ka një rëndësi thelbësore për hetimet. Paraprakisht, një pistë e hetimeve është se nuk ka pasur një kontratë të dytë mes tij dhe MEICO-s, sikundër ka pretenduar publikisht Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Në një prononcim publik pas shpërthimit në Gërdec, Henri ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me palën shqiptare kanë përfunduar që në dhjetor të vitit 2007. Por menjëherë Ministria e Mbrojtjes nxori një kontratë me anë të së cilës pretendonte se në dhjetor kishte rifreskuar kontratën me Henrin dhe se në kontratë, përveç demontimit të fishekëve me kalibër të vogël, ishin shtuar dhe predha e municione të tjera më të rënda. Por prokurorët, krahas këtij pretendimi të Ministrisë, kanë mundur të sigurojnë dëshminë e një punonjëseje të protokollit të Ministrisë, e cila ka deklaruar se Ylli Pinari erdhi ta protokollonte kontratën, që sipas tij ishte nënshkruar në dhjetor, vetëm dy ditë pas shpërthimit të Gërdecit, pra më 17 mars 2008. Kësisoj duket se zbardhja e këtyre momenteve përbën një rëndësi të madhe në kushtet kur vetë Henri, vetëm pak orë para shpërthimit, mësohet të ketë kryer filmime në punishte.
Kontrata
Porsa përfaqësuesit e firmës “Southern Ammunition” deklaruan se nuk kishte një kontratë të dytë me palën shqiptare, përfaqësuesit e Ministrisë e kundërshtuan. Sipas palës shqiptare, municioni luftarak në repartin e Gërdecit nuk ka qenë i destinuar të shkatërrohej totalisht. Një pjesë e tij ka qenë i përcaktuar të shitej në tregjet e huaja. Ky ishte dhe një kusht i përcaktuar në kontratën e nënshkruar mes shoqërisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc” dhe asaj shqiptare, “Albademil”. Referuar kësaj marrëveshjeje të firmosur mes presidentëve të të dyja kompanive në datën 31 dhjetor 2007, respektivisht mes Patrik Henrit dhe Mihal Delijorgjit, citohet: “Albademil sh.p.k., veç veprimtarisë me objekt çmontim dhe demilitarizim, ka pasur të drejtën dhe të tregtimit të këtij municioni”. Referuar kontratës së nënshkruar më 28 dhjetor 2007 mes ndërmarrjes shtetërore të eksport-importit të armëve MEICO dhe kompanisë amerikane, “Southern Ammunition Company Inc”, kjo e fundit ka pasur të drejtën vetëm të çmontojë dhe demilitarizojë municionin luftarak të blerë. Nga ana tjetër, shoqëria amerikane të gjithë këtë arsenal ushtarak që i ka blerë shtetit shqiptar ia ka shitur tri ditë më pas kompanisë shqiptare “Albademil”, e cila, veç dy veprimtarive në fjalë, ka pasur pra të drejtë që edhe të shesë një pjesë të këtij municioni.
Kronologjia, kontrata e parë u lidh më 28 dhjetor 2006
Më datë 28 dhjetor 2006, në Qendrën e Regjistrit të Bizneseve regjistrohet firma “Albademil”. Sipas dokumentit, kompania e re kishte si aktivitet “Çmontim, demilitarizim, eksport i armatimeve të të gjitha llojeve të kalibrave” etj. Kompania kishte si aksionar Mihal Delijorgjin, me 75 për qind të aksioneve dhe Patrick Cornelious Henry III, njëkohësisht dhe president i “Southern Ammunition Company Inc”, me 25 për qind të aksioneve. Në fillim të vitit 2007, pak kohë pasi kjo kompani ishte krijuar, Ministria e Mbrojtjes paraqet në qeveri një projektligj, i cili parashikonte lidhjen e një kontrate me procedurë të drejtpërdrejtë për çmontimin e predhave të kërkuar nga një firmë amerikane. Projekt ky i refuzuar në atë kohë nga Kryeministria. Por insistimi i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdoi edhe më vonë. Më datë 14.3.2007, qeveria “bindet” nga insistimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe miraton Vendimin Nr. 138, “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Në një nga pikat e këtij vendimi theksohet: “Armët, teknika, pajisjet, municionet dhe lëndët eksplozive, të kërkuara për përdorim ushtarak, pas negociimeve i shiten kërkuesit më të parë, duke realizuar një çmim sa më të lartë, por jo më të ulët se çmimi i miratuar në pikën 1 të këtij vendimi”. Pas shpërthimit në Gërdec, Ministria e Mbrojtjes publikoi një kontratë të dytë, që, sipas saj, ishte lidhur me firmën “Southern Ammunition” më 28 dhjetor 2007 (fiks një vit pas krijimit të firmës “Albademil”), por që Prokuroria ka dyshime serioze lidhur me vërtetësinë e saj.
Kontrata 2, firma mund të eksportonte municione jashtë vendit
Duke iu referuar kontratës së dytë të nënshkruar më 28 dhjetor ’07 mes ndërmarrjes shtetërore të eksport-importit të armëve “MEICO” dhe kompanisë amerikane “Southern Ammunition Company Inc”, kjo e fundit ka pasur të drejtë vetëm të çmontojë dhe demilitarizojë municion luftarak të blerë. Nga ana tjetër, shoqëria amerikane të gjithë këtë arsenal ushtarak, që ia ka blerë shtetit shqiptar, ia ka shitur tri ditë më pas kompanisë shqiptare “Albademil” sh.p.k, e cila, veç dy veprimtarive në fjalë, ka pasur të drejtë që edhe të shesë një pjesë të këtij municioni. Më konkretisht, në kontratën e 28 dhjetorit ’07, të nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së, shkruhet: “Shitësi (MEICO) i shet blerësit (SAC) municionin për çmontim dhe demilitarizimin nga ana e (SAC) në territorin shqiptar”. Ndërkohë, në kontratën e nënshkruar më 31 dhjetor ’07 mes kompanisë amerikane “SAC” dhe asaj shqiptare “Albademil” shkruhet: “Pala shitëse (SAC) i shet dhe i transferon palës blerëse (Albademil sh.p.k), që pranon të drejtat e pronësisë së municioneve të mëposhtme me qëllim çmontimin, demilitarizimin dhe tregtimin e materialeve që rrjedhin nga përpunimi i tyre”. Referuar këtij kushti të kësaj kontrate, kësisoj i jepet e gjithë e drejta kësaj kompanie shqiptare për të tregtuar një pjesë të këtij municioni luftarak të përbërë prej predhash nga 20 mm deri në 152 mm. Vlera monetare në total e kontratës së shitblerjes së nënshkruar mes MEICO-s dhe SAC-së ka qenë në shifrën 582.326 dollarë amerikanë. E thënë ndryshe, ky ka qenë çmimi me të cilin kompania amerikane ka blerë municionin luftarak nga shteti shqiptar, të cilin duhet ta demontonte. Ndërkaq, këtë municion SAC ia ka shitur kompanisë shqiptare, “Albademil” sh.p.k tri ditë më pas 2 për qind më shtrenjtë në krahasim me atë që e ka blerë. Vlerat monetare në fjalë bëhen publike në kontratat respektive.
17 Dhjetor 2008