Gerdeci, Shqiperia, Amerika Nga Edi Rama
Rrjedhjet e kabllove informatike qe ne Shqiperi, s'ka si te jete ndryshe, shihen si arteriet qe lidhin zemren e botes e te demokracise perendimore me vendin tone dhe, krejt natyrshem, i kane perfshire shqiptaret ne emocionet e qemtimit te brendise se tyre. Per te pare e kuptuar duke e vene veten nga ana e retines se syve te Amerikes mbi ne cdo gje qe Amerika sheh tek ne. Askund tjeter ky ushtrim boteror vuajerizmi s'ka ngjallur e s'ka sesi ngjall nje te ketille pasion popullor. Ky eshte vendi me proamerikan i botes jo ngaqe qeverite kane vendosur te jete keshtu, po sepse vete shqiptaret, konsensualisht, jane te dhene pas Amerikes me shume se cdo popull tjeter sot. Historia e ka sjelle ne kete menyre lidhjen tone me Ameriken deri diten e rivendosjes se komunikimit me te pas gjysmeshekulli diktature komuniste, dhe Amerika s'e ka pergenjeshtruar asnjehere historine duke bere per Shqiperine e shqiptaret gjera te medha, te paimagjinueshme para rivendosjes se komunikimit.
Po besoj se, mbi te gjitha, keto rrjedhje shqiptareve duhet t'u vlejne per te pare sesa thelle e nga afer e ndjek Amerika rrugen e Shqiperise drejt demokracise, punen e qeverive shqiptare per ndertimin e shtetit, funksionimin e institucioneve ne Shqiperi.
Me cfare vemendje mban shenim cdo detaj, cdo informacion a opinion, se si kryqezon pikepamje e te dhena per te krijuar idene e duhur per gjithcka lidhet me problematiken e funksionimit te shtetit e mosmbarevajtjen e jetes politike. Eshte padyshim vemendja e vendit lider te puneve te demokracise kudo ne bote dhe te luftes kunder forcave qe i kundervihen demokracise, lirive e te drejtave njerezore anembane botes. Por eshte ne rastin tone edhe vemendja ndaj nje vendi mik, nje aleati shume te vogel po aspak te parendesishem, sidomos per fatet e rajonit, nje populli te cilin Amerika e rendit me plot te drejte nder besniket e vet dhe perpiqet ta ndihmoje ne rrugetimin e veshtire pas daljes nga humnera e diktatures. Pavaresisht se c'ngjyre kane qeverite e tij dhe kush i kryeson ato. Aq me teper kur ketu s'ka, s'ka pasur ndonjehere pas vitit '90 ndarje per destinacionin euroatlantik te Shqiperise, po vetem per rrugen e shkuarjes ne destinacion, gjate te ciles ndertimi i nje demokracie funksionale dhe mireqenieje shoqerore ka hasur dhe has, sot me shume se asnjehere, pengesa te medha nga pushteti politik.
Ne kete rrugetim Amerika kerkon te dije gjithcka, te kuptoje cdo gje, te kete nje kendveshtrim te vetin mbi kedo qe shqiptaret zgjedhin si perfaqesues. Por, pa thene asgje te re deri ketu, dua te shtoj me tutje disa fjale lidhur me dicka tjeter. E cila lidhet me komentet e rrjedhjeve prej kabllove informatike vetem si shtyse, por ka te beje me llumin e pushtetit qe ka mbytur shtetin per te mbajtur peng te vertetat qe i dine te gjithe. S'kam koment per deshmine e publikuar te shefit te Shtabit te Pergjithshem, frikacakeri qe te le pa fjale. Kam vetem nje pyetje per ta bere publikisht per Presidentin e Republikes dhe Prokuroren e Pergjithshme: Cfare e justifikon katandisjen e katrahures vrastare te Gerdecit ne nje proces talles per dinjitetin e cdo qytetari te ketij vendi?
E di qe shumekush do hidhet perpjete duke e lexuar kete pyetje e do me kujtoje rrahjen time te shpatullave te Saliut ne deren e spitalit ate dite, por askush s'duhet te harroje se ate dite kishte vetem vdekje, plage e tym te zi. Askush pervec krijuesve te fabrikes se vdekjes e vete Saliut s'dinte gje ne bote per cka mesuam me vone. Shume me vone edhe se kapercimi i pragut te NATO-s pak jave me pas, kur Shqiperia, asnje parti ne Shqiperi, s'mund te zhytej ne spiralen e nje krize te brendshme politike, duke harruar per me teper se Amerika, avokati yne i madh qe na hapi deren e NATO-s dhe u be garanti yne me i vendosur para gjithe familjes euroatlantike, na priste ne ate prag. E ne fund te fundit s'qe assesi hedhja e valles se vdekjes mes partive politike, po drejtesia ajo qe duhet te ndriconte rrugen e se vertetes, duke e hedhur vallen sic ia kerkon Kushtetuta e ligji e jo sic diktojne frikerat njerezore e cfaredo interesash vetjake kur vete puna e drejtesise e ka te nenkuptuar lenien menjane te tyre.
Dhe kur drita e hetimeve, sa te prokurorise e sa te guximtareve te mbetur ne ishullin e rrethuar te medias se lire, vajti e ra mbi deren e Saliut, sic ndodh tashme rendom ne Shqiperi drejtesia humbi ne drejtim te paditur dhe kjo histori mbeti ne llucen e banalizimit te cdo problemi te vendit ku kacafyten qeveria me opoziten. Politike hesapi me nje fjale, ca thone keshtu e ca ashtu, te gjithe njesoj jane, si ata qe vrane e si ata qe thane, madje me keq akoma se edhe ata qe thane kane vrare kur ishin ne pushtet qemoti dhe nese jo vete kane vrare me doren e te pareve te tyre, kurse keta qe vrane ua thane te gjitha derisa i shporren nga pushteti, iku edhe kjo, keshtu e ka kjo pune!
Keshtu e pat edhe puna e tunelit te Kalimashit qe ra pikerisht per arsyet qe u moren vesh me pas e po njesoj u thane te gjitha nga opozita, papushim. Derisa mbeten edhe ato ne llucen e banalizimit te debatit me patriote e renegate, me dashnore te ethshem te flamurit te kombit e me filogreke te betuar kunder kombit, me ca qe rropen si kurre ndonjehere ne historine e ketij vendi buxhetin e shtetit e ca qe digjeshin nga zilia teksa vidhnin taksat e qytetareve te Tiranes. Politike hesapi shkurt muhabeti, keshtu e kane keta ca i bien gozhdes e ca patkoit, fjalet i merr era kurse rruga mbetet, perpara ne vjedhje te reja e zgjedhje te vjedhura nga e para, derisa askush ne kembe perballe te mos mbetet.
Keshtu e pat edhe puna e 21 janarit, ku u mor vesh shume shpejt kush u vra e kush qelloi, kush u burgos e kush shpetoi, kush u thirr ne pyetje e kush s'degjoi te pyetej ose s'u thirr fare, derisa mbeten te gjitha ne llucen e banalizimit te debatit me horra e lavire e me protestues per voten e per buken e gojes, me stilolapsa pistolete e cadra pushke dhe me mijera gezhoja armesh zjarri ne bulevard e kriminele te veshur per ate dite ne garde, me ca qe urdheruan zjarr mbi popullin e dolen matane e ca qe donin te merrnin pushtetin me puc per te kthyer diktaturen e eterve. Politike hesapi dihet muhabeti, keshtu e ka Shqiperia bjeri kokes se keta e kane tepruar po edhe ata s'durohen, le te bejne c'te dun ne t'shofim punen tone se edhe ata edhe ata i kan bo paret e tyne.
Keshtu e kane patur ne fakt te gjitha punet e zeza te qeverise se Saliut, nga keto te medhate bum-bum-bum, tek te tjerat me radhe, nga miniera e Bulqizes e deri ne spitalet e Shqiperise, nga labirinthet e Ministrise se Ekonomise tek ato te Ministrise se Ushtrise, ne APP, ne AKKP, KQZ, ne NNN, me ze me figure me shkresa me deshmitare me para,
badihava, nentoke e mbitoke, me fjalime, me investigime, me denoncime, me hetime... Me te gjitha derisa lluca e banalizimit te debatit i ka perpire duke lene Saliun aty ku eshte dhe zhytur thelle e me thelle Shqiperine megjithe shtetin e saj ne llumin qe mban peng te frikes shqiptare te paguar nga populli per te folur.
Pyetja ime per Presidentin e Republikes dhe Prokuroren e Pergjithshme nuk fajeson as njerin as tjetrin prej tyre, Sepse jo vetem as njeri as tjetra nuk kane detyre te denojne askend, kjo eshte pune e gjykatave qe kane mbetur ne doren e Sashenkes e te Tomes dhe s'ia vlen as harxhimi i letres jo me fjales per te shkruar ndonje pyetje per gjykatesit e Gerdecit, Kalimashit a 21 janarit e me radhe, po edhe njeri edhe tjetra me te tyren kane bere sa kane mundur. Problemi eshte se keto te gjitha jane krime qe s'duan debat po ndeshkim dhe kur ndeshkimin e zevendeson debati mes qeverise e opozites, nderkohe qe gjykatat qetesisht zbardhin vendime qe i pushojne ceshtjet si jashte afatit, si me mangesi teknike ne dosje, si me ku di une cfare marifeti tjeter, atehere s'jane vetem pese gazetare te mbetur si specie ne zhdukje qe duhet te hapin gojen. Edhe keta xhanem nuk se i kursen lluca e banalizimit te debatit, perkundrazi i kane njehsuar me opoziten packa se as opoziten s'e kursejne kur ua do puna e tyre.
Per keto krime popullit i duhet te pakten te mesoje me fjale nga ata qe kane mbetur ende pa u kapur ne krye te institucioneve qe lidhen me drejtesine se cfare ka pertej lluces se banalizimit te debatit te ketyre me ata, kur vritet, vidhet, rrihet e s'kupton dot megjithate se c'behet. Teksa Amerika, fari i demokracise e i shpreses se gjithe shqiptareve, sheh e shenon me kujdes gjithcka, askush s'ia hedh dot per asgje, por punon me kedo qe populli vendos apo lejon te qendroje ne krye te tij. Sepse mbeshtet popullin shqiptar jo nje pale a tjetren ne debat, duke deshiruar, ndihmuar e pritur qe askush, me cilendo pale qofte i rreshtuar, te mos i shpetoje drites se hetimit dhe ndeshkimit per cdo gje qe hetimi provon si te fajshme. Te madhe a te vogel, per peshq te rende a cironka te rastit, djathtas a majtas pa dallim, per bema te vjetra a gjema te reja. Kjo eshte Amerika, kjo duhet te jete Shqiperia per Ameriken dhe per popullin shqiptar.