E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Kabllogramet, shpifje me stil ballkanik

Ministri i Puneve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi e ka cilesuar raportimin e mediave ne lidhje me dokumentet e publikuara nga Wikileaks, si nje burim te pabesueshem. Ne nje konference dhene dje per mediat, Olldashi u eshte pergjigjur interesit te gazetareve ne lidhje me permendjen e emrit te tij ne keto dokumente. "Gjeja e pare qe duhet verifikuar eshte burimi, nuk kemi asnje konfirmim zyrtar nese ky eshte vertet nje burim nga Ambasada Amerikane apo eshte nje spekulim i hedhur permes Wikileaks-it, kjo mbetet per tu pare", tha dje Olldashi. Ai ka theksuar se per ceshtje te tilla duhet t'u referohemi burimeve zyrtare dhe qendrimeve konkrete. "Te pakten nga ato qe munda te lexoj permes shtypit, sepse nuk kam pare versionin ne anglisht te Wikileaks-it, kam pare vetem ate qe jane raportuar sot nga shtypi shqiptar. Stili nuk me duket nje stil zyrtar i te shkruarit, me shume duket nje stil thashethemesh i tipit ballkanik sesa i referuar ndaj nje administrate serioze sic eshte administrata e Shteteve te Bashkuara", tha ai. Nga ana tjeter, Olldashi ka theksuar se pjesa e materialit qe e akuzon ate nuk duket serioze. Olldashi u shpreh se me gjithe problemet qe ka verifikimi i nje informacioni te tille, ai eshte i hapur per cdo hetim. "Jam i gatshem te raportoj perpara cdo qytetari shqiptar mbi 18 vjec. Jam i gatshem te vij ne dispozicion te gjithkujt qe do te dije, se ne c'menyre, me c'procedure dhe c'aktivitet ka ushtruar nje nepunes publik, nje funksionar publik, sikurse eshte ministri i Puneve Publike, ne rastin konkret Sokol Olldashi", tha ai. Olldashi ka theksuar se kushdo qe do te mund te provoje me fakte implikimin e pretenduar te tij, ai eshte i gatshem te perballet ne aspektin juridik dhe politik, duke marre pergjegjesite e veta. "Jam i gatshem te ballafaqohem me te gjitha te vertetat dhe ne qofte se cilido shqiptar, nderkombetar, alien arrin te vertetoj qofte edhe nje grimce te vetme fajesie, jo vetem per ato qe permenden aty, per cdo shkelje ligji te cfaredolloji, per cdo akuze te secilit prej neneve te Kodit Penal te Shqiperise, pra ne qofte se me provon nje grimce te vetme fajesie une jam i gatshem te mbaj te gjitha pergjegjesit e mija ligjore, politike, qytetare", tha dje para mediave ministri Olldashi. Ministri ka shtuar se pretendimi i ngritur ne materialin e Wikileaks eshte hetuar pas kerkeses qe ka bere Partia Socialiste ne vitin 2009. "Eshte teresisht qesharake sepse thuhet qe une kam influencuar ish-ministrin e Drejtesise se asaj kohe, Z. Alibeaj per te nxjerre njerezit nga burgjet. Nderkohe po t'i referohemi perseri arkivave zyrtare do te shikoni qe pikerisht Enkelejd Alibeaj ne ate kohe Minister i Drejtesise menjehere mbas zgjedhjeve te qershorit 2009, ka ndermarre nje hetim bazuar ne kerkesen e Partise Socialiste, nje hetim bazuar pikerisht per procedurat qe ishin aplikuar nga institucionet e heqjes se lirise, pra nga burgjet, per te verifikuar me c'procedure njerezve ju ishin dhene leje apo nuk ju ishte dhene leje", tha ai, duke shtuar se cfare sensi "do te kishte qe une implikuakam Ministrin e Drejtesise per te liruar njerezit nga burgjet dhe ministri i Drejtesise heton vetveten per procedurat e lirimit nga burgu. Eshte marrezi nga fillimi deri ne fund".

"DASH ka vleresuar punen ne Ministrine e Brendshme"

Duke ju referuar materialit te publikuar nga Wikileaks, Olldashi ka theksuar se akuzat qe permenden ne dokument jane qesharake. Sipas tij, ligjet e vendit e kane te percaktuar qarte menyren sesi mund te jepen leje per te denuarit. Olldashi shtoi se gjate kohes qe ka qene ne krye te Ministrise se Brendshme ka marre vleresim per luften kunder trafiqeve dhe droges nga Bashkimi Evropian dhe nga Departamenti Amerikan i shtetit. "Kam pasur fatin te jem Minister i Brendshem i ketij vendi per 1 vit e gjysme, kam pasur fatin te drejtoj politikisht nje institucion, ne nje periudhe shume te ngjeshur aktiviteti ne luften kunder krimit te organizuar, grupeve kriminaleve dhe trafikut te droges dhe kam pasur fatin dhe privilegjin qe te kem rezultate shume te mira ne kete pune, rezultate qe jane certifikuar nga raporti i Bashkimit Evropian, rezultate qe jam certifikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ne raportin e tij vjetor per Shqiperine", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›