Zënka dashurie mes Olsit e Nadës
Nata ka qenë e trazuar dhe mbi të gjitha tepër freskuese. Ishte ditëlindja e Arbrit, kështu banorët u zhvendosën në kopsht në një festë me elementë të theksuar humori, si në rastin kur Romina merr zorrën e ujit dhe nis e kërcen si një "modele" e vërtetë, duke tërhequr edhe Arbrin me Besën e Dorinën më vonë, që u bënë qull gjatë kërcimit në shiun e improvizuar. Më pas futen të gjithë në jacuzzi dhe meqë nuk e dëgjojnë muzikën që buçet në kopsht, nisin të këndojnë vetë.
Qesharake ishte edhe skena kur Olsi i thotë Rominës të shkojë e të ndërrohet, se nuk duan të merren me doktorë dhe Najada ndërhyn duke i thënë se ai duhet ta lërë Romin të bëjë sipas qejfit.
Olsi, tipi që thjesht nuk do telashe, këmbëngul se Romina nuk i mendon gjërat me largpamësi dhe se nëse sëmuret edhe atyre mund t‘u peshojë kjo gjë, por Najada e kundërshton, duke i thënë se Romina e di vetë.
Gjithsesi, qejfmbetja e vogël mes Olsit dhe Najadës sa vjen e bëhet edhe më e theksuar, duke i veçuar nga njëri-tjetri.
Olsi qëndron një kohë të gjatë duke dëgjuar muzikë dhe duke u valëvitur me ritmin e saj, ndërsa Najada pak më e ftohtë, gjen një temë bisede me Jonidën, duke dalë në përfundimin se ajo është tipi që në një marrëdhënie tradhton dhe se mendon vetëm për veten. Ajo flet lidhur me tradhtitë e saj të vogla dhe duket sikur për të gjithçka është një lojë.
Nata mbyllet pak pas muzikës dhe banorët shtrihen duke tentuar të fusin edhe një herë në thes Dorinën, që tashmë është bërë target talljesh jo edhe aq miqësore.
Biseda intime
Najada dhe Olsi dje janë zgjuar nga një natë jo shumë e këndshme që kaluan. Janë ngatërruar me fjalë dhe për xhelozi kanë treguar historitë e dashurive të kaluara, duke u lënduar.
Mëngjesi është i paqtë dhe ata të dy kërkojnë të sqarohen. Problemi është se sqarimi kthehet në një zënkë tjetër dhe Olsi i nervozuar ikën nga krevati.
Najada e kap në banjë dhe duke e puthur e bën që ta fali.
Polit i thonë se ka folur në gjumë dhe ai u tregon të tjerëve se ka parë në ëndërr sikur kanë hyrë Shkëlqimi me Visin. Olsi i thotë se ndoshta ndihet pak i vetmuar.
Llogari
Ende pa u çuar nga krevatet, në dhomën e gjelbër banorët po bëjnë llogaritë e të nominuarve dhe atyre që do të dalin. Ata mendojnë se duhet të dalin dy njëkohësisht, që të krijohet katërshja për në finale. Dorina zgjohet nga këto biseda dhe pasi thotë se të tjerëve nuk u mbyllet goja, nis e bën llogaritë e saja mbi daljet. Ajo u thotë të tjerëve se ka më shumë mundësi të dalin dy veta në fund fare dhe se ka mundësi që do të jenë ajo dhe Jonida që rrezikohen nga ky eliminim. Romina për veten e saj është e bindur se e ka prerë biletën për në finale. Jonida e mbyll bisedën, duke thënë se ç‘u duhet atyre që merren me këto punë.
Situata
Romina zgjohet me nerva me Olsin. Ajo thotë se ai nuk di të sillet dhe nga toni i lartë që Romi po përdor, Najada e pyet se çfarë problemi ka ajo.
Përgjigjja e Rominës është e vrazhdë dhe e shkurtër dhe ajo sillet si e ofenduar. Najada e tall Rominën, duke i thënë se ajo mendonte se me Olsin ishin miq, pasi kishte thënë se nëse fiton do ta ndante çmimin me Olsin.
Romina përgjigjet "Po, po!" - por diskutimi mes saj dhe Olsit kapet në disa mendime të Olsit për Rominën, sikur ajo nuk di të përfundojë një bisedë.
Pasi ikën Romi, mbeten Najada, Besa dhe Jonida. Najada shprehet se është e sigurt që Olsi do të jetë në finale. Besa thotë se është e sigurt për Arbrin. Ato mendojnë se edhe Titi duhet të jetë në finale.
Jonida me Dorinën zihen
Dorina vjen në kopsht dhe u thotë të tjerëve se kuzhinën e kanë lënë pis. Najada i thotë: "Do ta pastrojmë mi Tefta". Por është Jonida që e merr me vrull, duke i thënë Dorinës se "me /turinj e varur, sikur i llogari, mos t‘i vijë t‘i flasë asaj". Dorina nuk e lë bisedën me aq, por i thotë se nuk po i thotë asgjë tjetër veçse ka lënë kuzhinën pis dhe se nuk duhet lënë ashtu. Jonida vazhdon t‘i flasë vrazhdë, duke i thënë se nuk i jep llogari asaj dhe se do ta bëjë punën kur të dojë vetë. Si përfundim, Dorina largohet në dhomë e vetme. Ndërsa Jonida vazhdon të përflasë dhe të imitojë Dorinën me të tjerët.
Pak më vonë, vajzat flasin përsëri me tone agresive. Dorina i thotë se ajo nuk i tha vetëm asaj dhe s‘ka pse ta marrë për ters. Jonida i thotë se toni dhe mimika e saj e acaruan, sepse dukej sikur po e urdhëronte. Dorina i thotë se nëse nuk i pëlqen fytyra e asaj, këtë se ka problem. Jonida ia kthen se po qe kështu, qoftë ajo që është.