E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Withers: Politika ndërhyrje në hetim

TIRANE- Respektimi i të drejtave të njeriut në Shqiëpri është një fushë ku qeveria amerikane sheh probleme serioze. Kryediplomati amerikan në Tiranë Withers, gjatë një tryeze për këto të drejta në vendin tonë ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjet politike duke sjellë si rast konkret cështjen e hetimeve dhe të gjykimit për tragjedinë e Gërdecit.

“Korrupsioni mbetet një ndër problemet më serioze në shumë nivele të saj Një element tjetër është dhe pavarësia e institucioneve demokratike vecanërisht e gjyqësorit. Është e njohur ndërhyrja e politikës në hetimin e Gërdecit, dhe ne do të shrpesonim se kjo lloj ndërhyrjeje të mos ndeshet më në Shqipëri.” theksoi Ambasadori Amerikan.

Dhuna ndaj medias, niveli shqetësues i trafikimit të femrave dhe fëmijëve dhe rritja e dhunës në familje janë renditur si problemet më të ëmdha në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sipas draft/raportit të hartuar për vitin 2009 nga Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, shqiptarët ndjejnë pakënaqësi dhe mungesë besimi tek gjykatat. Draft/raporti rëndit vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi si dhe sulmin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Nuni, si raste të rënda që kanë shënuar pasiguri.
Raporti i cili do të finalizohet në fund të këtij muaji nënvizon përdorimin e administratës gjatë fushatës zgjedhore si dhe zëvendësimet apo presionet politike mbi këtë administratë. 
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›