Konferenca e katërt e cilësisë, Vasili: Cilësia, më shumë përpjekje
TIRANE- Qëndra kombëtare e cilësisë, sigurisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore ka zhvilluar konferëncën e katërt kombëtare të saj me temë progresi dhe sfidat e reja në përmirësimin e cilësisë në shëndetësinë shqiptare. Në fjalën e tij ministri Petrit Vasili tha se përmirësimi i cilësisë në shëndetësisë është në një fazë të re por sipas tij cilësia e dobët e deritanishme ka bërë që të shpenzohen shumë para.
"Kemi një sinkron ndërmjet asaj që investojmë dhe asaj që duhet të investojmë dhe brenda spitaleve tona në drejtim të mënyrës së funksionimit të tyre, në mënyrë që strukturat tona gjithnjë e më shumë të jenë të krahasueshme me ato rreth nesh e më gjerë dhe të jenë të karakterit bashkëkohor", theksoi Vasili, duke shtuar se "njëkohësisht ne luftojmë përmes këtyre standardeve dhe protokolleve që të kemi dhe një staf që punon me mentalitetin e ri".
"Elementët e akreditimit kanë bërë terrenin e duhur dhe, krahas standardeve, cilësisë dhe sigurisë, me elementët e rinj që kemi futur, si edukimi në vazhdim, do të thotë që në drejtim të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve dhe të atyre që afrojnë shërbimet, ecim dhe përvijojmë dy linjat kryesore që na bëjnë të kemi një sistem shëndetësor sa më bashkëkohor dhe ku investimi në infrastrukturë të përdoret nga duart e duhura", përfundoi ministri i Shëndetësisë.
Ndërsa ministri flet për një sistem të shëndoshë shëndetësor, presidenti i urdherit të mjekut Din Abazaj ka lëshuar një sërë kritikash ndaj këtij sistemi. Sipas Abazaj, sistemi shëndetësor nuk është funksional dhe nuk i përgjigjet kërkesave të pacientit. Presidenti i urdhërit të mjekut tha se ministria duhet të heqë dorë nga teoritë por të zbatojë projekte konkrete.
Sipas kreut të qendrës kombëtare të cilësisë sigurisë dhe akreditimit, Isuf Kalo, Shqipëria tashmë është një nga pak vendet europiane që ka një program dhe mjete për të matur cilësinë e shërbimit shëndetësor në vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)