Gjobitet Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit në Tiranë
TIRANË - Agjensia Rajonale e Mjedisit, Tiranë, ka penalizuar Ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit nr. 1 të Bashkisë së Tiranës, me masën gjobë, 1 milion lekë për kundravajtje administrative, bëri të ditur sot Zyra e Shtypit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Agjencia Rajonale e Mjedisit njofton se në bazë të informacionit të marrë nga policia e shtetit ku, në dt 4 dhe 5 dhjetor është konstatuar se në rrugë dhe drejtime të ndryshme të kryeqytetit, mjete të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit kanë pasur si destinacion qendrën e Tiranës dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shkarkuar plehra të marra nga Sharra dhe drejtime të tjera të sistemuara në qese plastike të zeza.
Në bazë të ligjit “Për administrim mjedisor të mbetjeve të ngurta”, Agjensia Rajonale e Mjedisit në Tiranë ka penalizuar Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërim-it nr. 1 të Bashkisë me masën gjobë, 1milion lekë të reja për kundravajtje administrative.
(m.a/News24/BalkanWeb)