Argjentina feston Ditën Kombëtare të Tangos
BUENOS AIRES- Adhuruesit e tangos, të mësuar më së shumti me sallat e kërcimit të mbushura me tym duhani, dolën rrugëve të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires me rastin e Ditës Kombëtare të Tangos. Me këtë rast u ndalua qarkullimi i makinave duke i hapur udhë kërcimtareve të tangos me këpucët e tyre me taka të larta. Ata parakaluan duke kërcyer nëpër një prej tre bulevardin kryesor të kryeqytetit; Avenida del Mayo. "Kjo është diçka vërtet e veçantë pasi në botë nuk ekziston një kërcim i ngjashëm me tangon, kërcim gjatë të cilit e përqafon partnerin plot pasion, ndjenjë, dashuri. Ky kërcim është vërtet joshës ndaj pëlqehet nga të gjithë në mbarë botën" tha kërcimtarja e tangos Violeta Bianchi.
Kjo është hera e tretë që zhvillohet një aktivitet i tillë në Argjentinë. Ky aktivitet organizohet nga Akademia Kombëtare e Tangos dhe autoriteti i turizmit. Spektatorët patën mundësi të admironin interpretimin e disa ndër kërcimtarët më të mirë të tangos në vend si dhe të shijonin muzikën e disa ndër grupet më të njohura në vend si The Buenos Aires Tango Orchestra, Los Reyes de Tango, Gente de Tango, e Sexteto Milonguero me Javier Di Ciriaco. "Ishte diçka vërtet e këndshme. U kënaqa pa masë nga gjithçka pashë këtu pasi kur e sheh këtë interpretim në një sallë kërcimi në të cilën paguan për të hyrë është një gjë ama nëse e sheh në këtë formë është diçka krejt tjetër" tha adhuruesi i tangos Jonathon Fortunato.
Ky kërcim sensual është lindur në Amerikën e Jugut duke u bërë shumë popullor në gjysmën e dytë të viteve 1800. Ai shquhet nga kërcitja e gishtave të kërcimtarëve gjatë interpretimit të lëvizjeve ritmike.
(Pergatiti S. Topi/BalkanWeb)