Mjekësi, shkencëtarët amerikanë: Kujdes me mamografinë
UASHINGTON- Gratë të cilat kanë predispozitë për sëmundje të kancerit të gjirit nuk duhet të bëjnë kontrollin e mamografisë, sepse me këtë janë të ekspozuara në një rrezatim më të madh nga sa është e nevojshme, theksohet në raportin e Shoqatës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Në raport theksohet se gratë nën 50 vjeçe nuk duhet të bëjnë mamografi, përderisa për gratë mbi këtë moshë është e këshillueshme të bëjnë kontroll të tillë në çdo dy vjet.
Shkencëtarët potencojnë se aparatura për mamografi është burim i radiacionit dhe shkak për sëmundje të kancerit.
"Gratë gjatë mamografisë janë të ekspozuara në radioacion të vogël, por tek gratë të cilat kanë predispozita gjenetike për sëmundje të kancerit të gjirit kjo mund të jetë arsye për sëmundje", paralajmërojnë radiologët amerikanë.
Por, megjithatë, ata nuk e hedhin poshtë plotësisht këtë lloj kontrolli dhe theksojnë se zbulimi i hershëm i kancerit në gji është shumë i rëndësishëm për shërimin e tij.
(ATSH/BalkanWeb)