Meksiko Siti, ngrihet pema me e larte ne bote e Krishtlindjeve
MEKSIKO SITI- Meksico Siti ngriti siparin e festimit të Krishtlindjeve me ndezjen e dritave të pemës më të madh të ngritur deri më sot në botë. Pema me gjatësi 110 metra theu rekordin e shënuar në Librin e Rekordeve Gines të vendosur një vit më parë në Brazil me një pemë 85 metra të gjatë.
"Sot kryem matjet zyrtare të cilat përcaktuan se pema ka një gjatësi prej 110 metra e 35 centimetra. Ky është rekordi i ri për Pemën Më Të Gjatë të Krishtlindjeve" tha përfaqësuesi i Gines, Carlos Martinez, para se t’i dorëzonte dëshminë zyrtare kryebashkiakut të Meksiko Siti, Marcelo Ebrard.
Dyqind njerëz punuan rreth një muaj për zbukurimin e pemës gjigande duke varur 1.2 milionë drita shumëngjyrëshe të lidhura me 80 kilometra kabëll. Mijëra njerëz ndoqën tërë kërshëri ndezjen e dritave nën tingujt e muzikës mariaçi. "Pema është tepër e këndshme, po ashtu edhe muzika e fishekzjarret" tha Christopher Ferroni.
Pema gjigande u vendos në Reforma Avenue, vendi ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh festive këtë fundviti.
(S.T/BalkanWeb)