E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëgjohet dëshmia e 4 ish-punëtorëve

TIRANE-Deshmite e rradhës në procesin gjyqësor “Gerdeci” kanë evidentuar dhe njëherë faktin se punonjësit nuk kishin kontratë të rregullt pune. Megjithatë në seancën e sotme nuk pati ndonjë detaj të ri në lidhje me tragjedinë e re të 15 Marsit tën vitit 2008 që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.
Ish-punonjesit e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec kanë deshmuar sot në Gjykatën e Tiranës për mënyrën si jane marre ne pune si dhe per masat e sigurise qe eksiztonin ne fabrike.
Edhe këtë radhë gishti u drejtua nga i pandehuri Dritan Minxolli. Ata thanë se Minxolli ishte njeriu që I punësoi, që I trajnoi për punën dhe që I mblidhte mëngjes për mëngjes duke u dhënë detyrat që do të kryenin për gjatë turnit të punës.
Më pas pyetjet kanë qene te fokusuara te trajnimet kualifikuese qe duhet tu beheshin punonjesve nga drejtues te fabrikes.
Ish punonjesit e fabrikes se demontimit te armeve kane dekalruar se ishin te detyruar te firmosnin disa flete ne lidhje me instruksionet, por nuk e dinin se cfare shkruhej ne to. Me tej per masat antizjarr ata deklaruan se ne raste te tilla zjarri shuhej me uje ose me mjete te tjera rrethanore, por nuk kishte mjete specifike per të tilla raste.

çështja 'Gërdeci' është një nga çështjet më të mëdha në historinë e gjyqësorit shqiptar, me rreth 300 dëshmitarë dhe 29 persona të marrë si të pandehur, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.

Tragjedia e 15 marsit shkakroi 26 te vdekur dhe mbi 300 te plagosur, ndersa nderkombetart gjithnje e me shume kane shtuar thirrjet qe kjo tragjedi te hetohet plotesisht dhe deri ne fund.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›