Kriza, Rama: Qeveria po zvarrit zgjidhjen
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzon maxhorancën se vazhdon lojën e zvarritjes duke mos njohur krizën politike në vend, dhe duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje për kërkesat e PS-së.
Socialistët depozituan amendamente ku kërkohet të sanksionohet me ligj hapja e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar.
Sipas Ramës, veprimet e qeverisë dje janë pjesë e propogandës së ndërmarrë nga qeveria prej muajsh e cila “mbështetet nga një fuqi mediatike e sponsorizuar nga pushteti për të trajtuar krizë politike e vendit por si krizë brenda PS-së.
“Dje pushteti u soll si të mos kishte krizë, këtë e bëri në përpjekje për ta trajtuar hyrjen tonë në Parlament si pjesë e propagandës që vazhdon prej muajsh për t’a eksportuar krizën e thellë të demokracisë dhe ekonomisë brenda PS-së përmes instrumentave të një propagande që mbështetet nga një fuqi mediatike e sponsorizuar nga pushteti.”
“Sot ne prisnim një lëvizje mekanizmi për të amendamentet e kërkuara. Asgjë nuk u bë. Shpreh keqardhje që kërkesat tona trajtohen si një nga pikat e kalendarit.”-
deklaroi deklaroi sot në mesditë Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët për ngjarjet e ndodhura gjatë kësaj jave.
Rama nënzivoi se “Ky është gabim infantil i një pushteti i cili vazhdon të tregojë arsyen forces e dhe ne forcën e arsyes”.
“Cilido që mendon se ne shkuam në parlament për të futur në një kanal zvarritës kauzën tonë, gabon dhe merr një përgjegjësi të madhe për të gjitha pasojat që vijnë pas“theksoi Rama duke shtuar se “Jemi edhe më të vendosur për ta cuar para betejën tonë.”
Lideri socialist i bëri apel komunitetit ndërkombëtar “për të mos lejuar që kjo krizë të rëndohet në radhë të parë nga refuzimi i qeverisë, për të mos njohur krizën e cila u materializua dhe në rezolutën e KIE “-
Duke nënvizuar se cështja nuk do të mbetet pa u zgjidhur Rama tha se nuk priste që zgjidhja e problemit të vinte nga Komisioni i Venecias.
“Ne nuk kemi nevojë të pyesim Komisionin e Venecias. KiE mund ta pyesë për tu sqaruar vetë. Ne nuk presim të na zgjidhë problemin. Ne nuk kemi propozuar amendime të Kushtetutës, por amendime për të bërë me ligj që shumica në komision hetimor t’i takojë opozitës dhe për të ligjëruar transparencën e zgjedhjeve.
Më tej Rama përsëriti se protestat janë në axhendën e opozitës dhe nëse maxhorancak do të vazhdojë lojën e zvarritjes do përballet me valën më të madhe të protestave. „Protesta s’do ndalet pa garantuar votën e lirë”- tha Rama.
(s.g/BalkanWeb)