Cameron dhe Clegg premtojnë risi
Ende nuk kanë mbushur javën që nga zyrtarizimi i lidhjes së tyre në koalicionin e ri qeverisës të Britanisë dhe David Cameron e Nick Clegg kanë shpalosur disa nga vijat e detajet që do të formëzojnë politikat e koalicionit të ri dhe veçanërisht idenë e së ashtuquajturës “shoqëria e madhe”.
Kryeministri i ri britanik dhe zëvendësi i tij, Clegg, kanë bërë të ditur se njerëzit duhet të kenë më shumë hapësirë për t’u shprehur në lidhje me vendimet që merren dhe që kanë një ndikim mbarëkombëtar, duke shtuar se shërbimet publike mund të drejtohen edhe nga grupe të vullnetarëve.
Cameron u shpreh se shteti është shpesh shumë “i panjerëzishëm dhe i paqartë” për t’u marrë me problemet më të rënda sociale.
Gjatë fushatës zgjedhore, Cameron e përshkroi idenë e tij të “shoqërisë së madhe”, bazuar në nxitjen e përgjegjësisë më të madhe personale njerëzore dhe asaj familjare, si dhe aktivizimit të komunitetit si “e vetmja ide e madhe që ofrohej nga kandidatët zgjedhorë”.