Irani reagon ndaj propozimit të ri amerikan për sanksione
Irani ka reaguar ndaj projektrezolutës së re, të parashtruar nga SHBA-ja para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën kërkohen sanksione të reja të Teheranit, pas nënshkrimit të marrëveshjes për këmbimin e lëndës djegëse bërthamore.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Manucheher Mottaki deklaroi se nuk ka mundësi që projektrezoluta të pranohet në Këshillin e Sigurimit.
Shefi i diplomacisë iraniane, i cili qëndroi për vizitë në Dushambe, Taxhikistan, për të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike, u shpreh se vendi i tij marrëveshjen e arritur me Turqinë dhe Brazilin do ta zbatojnë pavarësisht projektrezolutës.
Mottaki vuri në dukje edhe se sanksionet e reja nuk do të mund të ndikojnë në programin bërthamor të Iranit dhe shtoi: "Po jetojmë në një periudhë kur vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk janë efektivë."
Pasi theksoi se Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tajip Erdogan, ka pasur kontakte me shumë vende, ndër të cilat edhe ato anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Mottaki tërhoqi vëmendjen se opinioni publik botëror mbështet zhvillimin e fundit.