Gerdeci, deshmitari rrefen takimin me Patrick Henry, e SAC
TIRANE- Ish-dretori i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, Bardhyl Hoxha dëshmoi sot në seancën gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit.
Bardhyl Hoxha ka treguar para trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për takimin me Patric Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane "Southern Ammunition Company Inc".
Sipas dëshmisë takimi me shtetasin amerikan ishte zhvilluar në 2006 dhe në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ish drejtori i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, aktualisht i pandehur në tragjedinë e 15 marsit 2008, ku gjeten vdekjen 26 persona, mbi 300 u plagosen.
Siç dhe ka rezultuar nga hetimit, më 28 dhjetor 2007, kompania amerikane "Southern Ammunition Company Inc" ka nënshkruar një kontratë me ndërmarrjen shtetërore të eksport-importit të armëve, MEICO pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte të drejtën të çmontonte dhe demilitarizonte municionin luftarak të blerë. Vlera monetare e kontratës së shitblerjes mes MEICO-s dhe "SAC"-it kapte shifrën e 582.326 dollarëve amerikanë. Por, tri ditë më vonë, amerikania "SAC", me administrator Patrick Henry, ia ka shitur arsenalin ushtarak kompanisë shqiptare "Albademil" sh.p.k, me administrator Mihal Delijorgjin, një prej të arrestuarve si shkaktar për tragjedinë e Gërdecit. "Albademil" e Delijorgjit, veç veprimtarisë me objekt çmontim dhe demilitarizim, kishte të drejtë edhe ta shiste një pjesë të municionit. Marrëveshja mes Patrick Henry dhe Mihal Delijorgjit është nënshkruar më 31 dhjetor 2007.
(s.g/BalkanWeb)