Lipi i jep leksione Muçës
Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, ka “braktisur” ekipin. Tekniku blu ndodhet në Itali, ku do të ndjekë një kurs njëjavor në Coverciano, ku ndodhet sektori teknik i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Muça, së bashku me përgjegjësin teknik të FSHF-së, Astrit Maçi, do të ndjekin edhe disa stërvitje të skuadrave italiane, përfshirë dhe Fiorentinën e Cezare Prandellit (Serie A). Në Coverciano, ndodhet edhe trajneri i Kombëtares italiane, Marcelo Lipi për të dhënë leksione. Në këtë kurs marrin pjesë 140 trajnerë nga 53 vende të ndryshme dhe Muça është një prej tyre.
Golf, Tiger Uds, pranë divorcit
Sipas programit televiziv amerikan “Entertainment Tonight” Tiger Uds dhe Elin Nordgren janë një hap nga divorci i tyre. Kevin Frazier, një nga të ftuarit në transmetim, tha se ishte i bindur që të dy janë duke vendosur detajet e fundit përpara se të firmosin për ndarjen. Një nga sinjalet më të rëndësishme, sipas Frazier, ishte mungesa e gruas në turneun Master në Augusta, që shënoi edhe rikthimin në golf të bashkëshortit, pas skandalit.
15 Prill 2010