E Diel, 1 Nëntor 2026

Kethrin Zeta-Xhons zhvishet për herë të parë në moshën 40-vjeçare



Kethrin Zeta-Xhons është shembulli i përkryer se mosha nuk është gjithmonë përcaktuesi i bukurisë dhe sensualitit. Në moshën 40-vjeçare aktorja pozon për herë të parë, tërësisht e zhveshur, për disa fotografi marramendëse. Imazhet e bukuroshes hollivudiane do te publikohen në numrin e majit të revistës “Allure”, e cila u dedikohet femrave natyrale dhe formave të tyre trupore. “Të shvishesha nuk ishte aspak problem për mua” është shprehur Xhons. Dhe gjithçka falë viteve të kaluara duke recituar në teatër. “Jam mësuar me ndryshimet e shpejta nga skena në teatër”, ka shtuar Zeta-Xhons. E të mendosh se kohët e fundit, paparacët kishin folur se nga ajo kishin mbetur vetëm kockat, pasi ishte dobësuar shumë. Në këtë fotografi, Kethrin tregon se është tepër seksuale dhe epshndjellëse, si dikur. Në pjesën më të madhe të daljeve në publik, aktorja shfaqet e veshur me finesë, por ja ku vjen kthesa; e zhveshur tërësisht, e shtrirë në një shtrat. Bashkëshorti Majkëll Dagllas ka deklaruar se nuk është aspak problem për të që partnerja e tij të zhvishet për kopertinat e revistave prestigjioze.

15 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›