E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmojnë ish-punëtorët: Nuk kishim kontrata pune

10 ish- punetore te pikes se demontimit te predhave ne Gërdec, dëshmuan ne seancen e rradhes përpara gjykates se Tiranës per shpërthimin, proceduren e punësimit te tyre dhe kushtet e punes. Deshmitaret treguan se u punësuan prane “Albademil” pasi u paraqiten dhe kerkun pune, ndersa nuk nënshkruan asnjë kontrate dhe nuk iu nenshtruan asnjë trajnimi per pune dhe kushtet e sigurise. Por ata pranuan përpara gjykates, pas pyetjes se te pandehurit Dritan Minxholli, se kur niste cdo turn, ata këshilloheshin te kishin kujdes.

Deshmitaret thane ne gjykate se gjate demontimit te fishekëve, te
pranishem ne vendin e demontimit ishin edhe eksperte amerikane qe sipas
tyre kontrollonin anen teknike. Ish- punetoret e Gerdecit dëshmuan se norma e punes ishte e larte,
ndersa pas shpërthimit pesuan djegie trupore.

Deshmitaret e paraqitur ne gjykaten e Tiranës ishin thirrur nga organi i
akuzes, ndersa pas tyre do te jete rradha e mbrojtjes per te paraqitur
provat me deshmite nga vendi i tragjedise se Gerdecit.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›