Përmbytjet në Shkodër, Balla: Aferra korruptive në menaxhimin e situatës hidrike
Deputetet e Partise Socialiste reaguan serish sot ndaj permbytjeve ne Shkoder. Taulant Balla foli per afera korruptive ne menaxhimin e situates hidrike duke thene se kur prurjet u trefishuan prodhimi i energjise u ul me kater here. Ndersa deputetja tjeter e PS-se Eglantina Gjermeni kritikoi menyren se si qeveria po demshperblen banoret e prekur nga permbytja.
“Në një kohë që prurjet trefishohen, ulet me katër herë prodhimi i
energjisë. Këtu ka vetëm një shpjegim dhe shpjegimi është I qartë,
korrupsion me shitjet dhe blerjet e energjisë sepse Sali Berisha, Dritan
Prifti dhe njerëz të lidhur me ta ishin të interesuar për të marrë
përqindjet nga tenderat e blerjes së energjisë me njerëzit e lidhur me
familjen e Sali Berishës. është shumë e qartë që Sali Berisha Dritan
Prifti dhe njerëzit e lidhur me familjen e Sali Berishës e përmbytën
Shkodrën me qëllimin e vetëm që të fitonin përqindjet nga tenderat e
energjisë me kontratat që ata kanë lidhur” tha Balla.
”Sali Berisha po u premton familjeve të cilave me papërgjegjshmërinë dhe
paaftësinë e tij u shkaktoi Gërdecin e ujit, se do i ndihmojë për të
mbijetuar me 2500 lekë të vjetra në ditë. 2500 lekë të vjetra për çdo
familje me të paktën 4 anëtarë. Pra 2500 lekë në ditë për minimalisht 4
vetë. 625 lekë të vjetra në ditë, për çdo shkodran që humbi shtëpinë, të
mbjellat, bagëtinë. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme.Partia
Socialiste dëshiron të përsërisë edhe njëherë, me forcë dhe bindje të
plotë, kërkesën e saj për asistencë financiare të menjëhershme, me lek
në dorë. Asistencë reale, që mund t’u sigurojë të gjithë këtyre
familjeve mbijetesën gjatë këtyre ditëve të vështira, ndoshta më të
vështirat që kanë përjetuar ndonjëherë” tha Gjermeni.
Dorian Kodra
< I mëparshmi