E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, edhe 2 vjet hetime

TIRANE - Tjeter deshtim per Prokurorine e Pergjithshme qe aktualisht drejtohet nga Ina Rama. Hetimet per Gerdecin qe ishin planifikuar te zgjatnin deri ne nje vit, zgjaten edhe me dy vjet te tjera. Lajmin e bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone", burime nga grupi hetimor i ngjarjes se 15 marsit qe solli 26 te vdekur dhe afro 300 te plagosur nga shperthimet ne fabriken e demontimit te municioneve. Ata sqaruan se hetimet per tragjedine e Gerdecit do te jene te tejzgjatura, nderkohe qe grupi hetimor eshte ne pritje te leter-porosive nga Zvicra dhe Qipro, per te dhenat ne lidhje me dyshimet mbi trafikun e armeve.

Prokuroria e Pergjithshme, do te zgjase edhe me dy vjet te tjera hetimet per tragjedine e Gerdecit duke vleresuar se ceshtja eshte komplekse. Sipas burimeve te mesiperme, akuza e re qe i eshte komunikuar te pandehurve pak muaj me pare, i jep te drejten grupit te hetimor te zgjase hetimet edhe per dy vjet te tjera. Burimet sqaruar se kjo e drejte perfitohet nga akuza e vrasjes masive, e cila parashikon hetime deri ne tre vjet.

Pas marrjes ne pyetje te te mbijetuarve te tragjedise se 15 marsit, prokuroria i ka perqendruar hetimet e saj, tek marrja ne pyetje nepermjet leter-porosive te personave te huaj, te cilet kane pasur kontrata me Ministrine e Mbrojtjes per demontimin e armeve ne fabrike te Gerdecit. Mesohet se leter-porosia e mberritur pak dite me pare nga SHBA-ja mbi deklarimet e Patrik Henrit, eshte duke u perkthyer ne Ministrine e Drejtesise. Pas mberritjes se kesaj leter-porosie, organi i akuzes thote se eshte ne pritje te dy leter-porosive te tjera, njera prej te cilave pritet te mberrije nga Zvicra, ndersa e dyta nga Qipro. Pikerisht behet fjale per dy leter-porosi qe zbardhin aktivitetin e Henry Tomeit, kompania e te cilet e ka qendren ne Qipro, por qe e shtrin aktivitetin e saj deri ne Zvicer.

Keto deklarime me leter-porosi kerkohen nga grupi hetimor per te zbardhur nje nga pistat qe ka ngritur prokuroria per tragjedine e Gerdecit, pikerisht ate te trafikut te armeve. Organi qendror i akuzes, ka te pandehur per tragjedine e 15 marsit tre persona, Mihal Delijorgjin, ish administrator i firmes "Albademil", Dritan Minxhollin, ish drejtorin teknik te punimeve ne fabrike, si dhe Ylli Pinarin, ish drejtori i Meico-s. Tre te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese, te me shume se 2 personave dhe rrezikshmerine e dhjetera personave te tjere, veper penale e kryer ne bashkepunim", si dhe akuzen e "shkelje te rregullave te sigurise mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive". Ndersa per te pandehurin Pinari prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". R.Caushaj

Tragjedia

Mesditen e 15 marsit te vitit te kaluar, 125 punetore te fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec, kane qene ne pushimin e drekes. Nje shkendije ka cuar ne marrjen flake te fabrikes dhe me pas ne shperthimin e saj, si pasoje e se ciles humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.

Pistat

Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur disa pista ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Pikerisht behet fjale per pistat e trafikut te armeve, konkurrence e pandershme, shkelje e rregullave si dhe shperdorim detyre. Nga hetimet u perjashtua pista e aktit terrorist, pasi shperthimi u konsiderua aksidental.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›