E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosja e transformatorit,ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Ditën e sotme disa zona në Tiranë do të kenë kufizime të energjisë elektrike.Shkak për këtë, është puna që do të kryejë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në nënstacionin e Selitës në Tiranë, për vendosjen e një transformatori të ri 10 kv, i nevojshëm për fuqizimin e rrjetit të energjisë elektrike në zonë. Si pasojë e punimeve, gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 9.00 e paradites, deri në orën 12.00 në mesditë. Punimet do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë në Yzberisht, Selitë, rrugët "Misto Mame", "Babë Rexha", ish NPV, zona e ish Parkut si dhe Sauku. Ndërprerjet e energjisë elektrike paraditen e sotme, gjithsesi do të normalizohen gjatë pasdites. Tirana nuk duket se e ka ndjerë krizën e dritave këtë vit, si pasojë edhe e masave të marra për blerjen në kohë të energjisë elektrike. Por situata nuk paraqitet e njëjtë nëpër rrethe, ku nuk kanë munguar ndërprerjet e shpeshta të energjisë, edhe si pasojë e motit të keq të këtyre ditëve dhe dëmtimit të shtyllave të tensioni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›