Gërdeci, familjarët akuzojnë gjykatën. “Mori fund drejtësia”
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Gërdeci”
Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar ashpër për vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë për veçimin e dosjes. Ata kanë thënë se vendimi është absurd dhe ky trup gjykues nuk duhet të gjykonte dosjen pasi kanë konflikt interesi. Ata kanë pohuar se këtë vendim do të ankimojnë në Gjykatën e Kushtetuese, madje, edhe në atë të Strasburgut. Familjarët kanë reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimit dhe ka qenë ndërhyrja e mirëmbajtësve të sallave dhe ruajtësve të rendit në sallën e gjyqit ajo që ka bërë normalizimin e situatës, pasi gra që akuzonin shtetin se u kishte vrarë fëmijët akuzuan edhe gjykatën për të paaftë. “Këta po tallen me ne, më kanë vrarë djalin dhe tani nuk vendosin as drejtësi, do ta vendosim vetë drejtësinë”,- ka pohuar një zonjë e revoltuar.
Pretendimi
Avokatja Blerta Kraja ka akuzuar Kolegjin Penal për vendim të njëanshëm. Avokatja ka pohuar se në një seancë më parë gjykata ka dëgjuar kërkesën e familjarëve për t u legjitimuar në këtë proces si palë ndërgjyqësore, ndërkaq në seancën e djeshme trupi gjykues ka bërë përjashtimin e tyr. “Kjo do të thotë se ne paskemi qenë palë ndërgjyqësore, pasi gjykata pohoi se bënte përjashtimin tonë nga ky proces dhe na dërgoi për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Këta gjyqtarë nuk duhet të shpreheshin asnjëherë për këtë dosje, pasi të gjithë kanë konflikt interesi. Në seancën e sotme ne do të paraqisnim kërkesën tonë për përjashtimin e këtij kolegji. Kërkesa është e bazuar mbi prova konkrete që shpreh hapur lidhjen e disa prej anëtarëve të Kolegjit Penal me të pandehurit. Këtë vendim ne do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe po qe e nevojshme edhe në atë të Strasburgut, pasi ky është absurditet, që gjykata shpall moskompetencë lëndore ndërkohë që nuk na ka shpallur akoma si palë ndërgjyqësore”,- ka pohuar avokatja Blerta Kraja.
Avokati i Shtetit
Gjykata ka bërë përjashtimin edhe të Avokatit të Shtetit, që kërkojnë dëmshpërblim nga Mihal Delijorgji dhe firma Albademil . Në seancën e kaluar, të pranishëm kanë qenë edhe dy avokatë në mbrojtje të interesave të shtetit. Përfaqësuesit e shtetit kanë kërkuar legjitimitetin në këtë proces si palë ndërgjyqësore dhe shqyrtimin për vazhdimin e mëtejshëm të procesit. Avokatët e Shtetit kanë kërkuar dëmshpërblim për dëmet që i janë shkaktuar nga tragjedia si pasojë e shpërthimit. Në këtë padi civile, bërë në ngarkim të Mihal Delijorgjit dhe shoqërisë “Albademil”, kërkohet dëmshpërblimi i shtetit. Tashmë do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do të lejojë që Avokati i Shtetit të jetë si palë ndërgjyqësore apo kërkesa civile duhet të bëhet në një tjetër gjykatë.
Gjykata “shpërthen” për herë të dytë Gërdecin
Gjykata e Lartë ka ndarë dosjen e “Gërdecit” duke shpallur moskompetencë lëndore për të gjithë të pandehurit, me përjashtim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pranonte kërkesën e 19 prej të pandehurve të këtij procesi për veçimin e gjykimit. Sipas argumentimit të Kolegjit Penal, zhvillimi i gjykimit në Gjykatën e Lartë u heq të pandehurve të drejtën e ankimimit të vendimit duke shkelur të drejtat e tyre ligjore. Gjithashtu, Gjykata ka shpallur moskompetencë edhe për faktin se ia ndalon neni 141 i Kushtetutës. Të pandehurit mund të gjykohen edhe nga gjykata më të ulëta, pasi veprat e tyre penale nuk janë domosdoshmërisht se duhet të gjykohen së bashku, edhe pse procedimi penal është bërë i njëjtë. Në këtë mënyrë gjykata ka rrëzuar pretendimin e përfaqësuesve të Prokurorisë të cilët kërkuan gjykimin së bashku të të gjithë të pandehurve për shkak të procedimit dhe kryerjes së veprave penale në bashkëpunim.
Mediu
Në bazë të këtij vendimi, dosja në ngarkim të ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, ndërsa 28 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të gjykohet i ndarë nga 28 të pandehurit e tjerë të akuzuar nga Prokuroria Shqiptare si persona që janë përgjegjës apo që kanë pasur lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec të Vorës. “Kërkesa e avokatëve është e bazuar në ligj”,- ka qenë argumentimi që Kolegji Penal i ka bërë kërkesës së avokatëve, duke hedhur kështu poshtë akuzën, e cila kërkoi mospranimin e saj. Gjykata e Lartë gjithashtu nuk ka pranuar as kërkesën e avokates mbrojtëse të familjeve të viktimave për të ngritur padi civile për dëmshpërblim. Sipas Kolegjit Penal të kësaj Gjykate, shqyrtimi i kësaj kërkese është kompetencë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Përjashtimi
Ndërkohë po seancën e fundit, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e grupit të prokurorëve, kryesuar nga Sokol Stojani, për përjashtimin e tre gjyqtarëve, përfshi këtu edhe kreun e trupit gjykues, Besnik Imeraj. Prokuroria gjykoi se tre gjyqtarët nuk mund të shqyrtojnë dot dosjen, pasi sipas saj, këta kanë konflikt interesi me të pandehurit. Avokatët mbrojtës të 19 të pandehurve nga 29 që janë gjithsej kërkojnë veçimin e dosjes për klientët e tyre. Sipas përfaqësuesve ligjorë, klientët që ata përfaqësojnë nuk kanë imunitet dhe për pasojë nuk është kompetencë e Gjykatës së Lartë gjykimi i tyre, por është Gjykata e Tiranës. Vendimi i dhënë nga gjykata është komentuar së tepërmi nga përfaqësuesit e familjarëve të viktimave në këtë proces gjithashtu edhe prokurorët e çështjes nuk dëshmuan ndonjë kënaqësi për veçimin e çështjes duke pasur parasysh cenimin e dosjes për shkak të veçimit. Prokurorët kërkuan herën e kaluar përjashtimin e tre gjyqtarëve të Kolegjit Penal duke e motivuar kërkesën me konfliktin e interesave. Përjashtimi i gjyqtarëve të Kolegjit Penal është komentuar edhe nga avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit, të cilët i kanë akuzuar rëndë gjyqtarët duke i akuzuar edhe për absurditet në të shprehur.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009