E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizimi i listës, të përjashtuarit dhe të rrezikuarit e PS-së

Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste ka zyrtarizuar më në fund listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Lista e mbajtur sekrete edhe jashtë afateve ligjore ka krijuar shumë pakënaqësi në radhët e socialistëve jo vetëm të përjashtuarve por edhe atyre të renditur në fundin e listës duke rrezikuar vërtet fitoren. Kështu të përjashtuarit përfundimisht nga lista e socialistëve janë Flamur Hoxha, Besnik Dervishi, Rrapush Tola, Stefan Çipa, Rajmonda Stefa, Elmaz Sherifi por dhe ish-lideri historik i së majtës, Fatos Nano. Ndërkohë që mes të munguarve është dhe një nga figurat e vjetra të PS-së, Ylli Bufi. Kryesocialisti ka përjashtuar nga lista gjithashtu jo vetëm vetveten por dhe ish-presidentin Rexhep Mejdani. Edhe pse e vlerëson shumë figurën e tij duket se Rama ka kërkuar një staf më të ri dhe energjik dhe jo njerëz që kanë një bagazh politik si Mejdani e Bufi. Por deputetët e pakënaqur nuk janë vetëm të përjashtuarit por dhe të renditur në fundit e listës duke e pasur në këtë mënyrë të sigurt humbjen. Të tillë janë Ndriçim Hysa e Musa Ulqini. Ndërkohë që të rinjtë e renditur në listë dhe disa prej tyre madje dhe në vendet e para, janë ndjerë të privilegjuar dhe kanë qenë gjithë kohën të pranishëm në korridoret e selisë rozë.
Reagimet
Të përjashtuarit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim dhe madje edhe kanë reaguar. Deputetja e Fierit, Stefa ka qenë dje pasdite në zyrën e kryesocialistit Rama dhe i ka shprehur atij pakënaqësinë për qenien e saj në listë. Stefa e njohur si mbështetëse e Nanos e ka lidhur përjashtimin e saj nga lista pikërisht me këtë fakt ndërsa e ka konsideruar vendimin si “një hakmarrje të Ramës për shkak të firmës që ajo dha në kohën kur Fatos Nano do të kandidonte për postin e Presidentit”. Aspak e kënaqur nga selia e PS-së ka dalë dje edhe Edlira Haxhiymeri, sekretarja për Shanset e Barabarta në PS. Edhe më zyrtar ishte reagimi i kryeredaktores së gazetës së partisë, “Zëri i Popullit”, Eva Allushi. Kryeredaktorja e ZP-së e cila zëvendësoi Erion Braçen në këtë post nuk e ka mirëpritur aspak vendimin dhe menjëherë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. “ZP” u ka munguar dje lexuesve pikërisht për këtë fakt. Allushi është anëtare e Kryesisë së PS-së, dy mandate kryetare e Grupit të Këshilltarëve në Bashkinë Tiranë. Ajo mban edhe për tre mandate rresht poste drejtuese në PS-në e Tiranës, ndërsa ka qenë kandidate në listën proporcionale të Tiranës. Allushi mban gradën Doktore Shkencash. Por, pakënaqësi ka pasur edhe në renditjen që u është bërë në lista edhe disa prej deputetëve të njohur, si Namik Dokle, i cili është renditur i nënti në qarkun e Tiranës. Po me fytyra të vrenjtura janë parë dje të dalin nga selia e PS-së edhe Stefan Çipa dhe Piro Lutaj. Bashkim Fino ka arritur të sigurojë vendin në listën e Fierit, duke zëvendësuar kështu Rajmonda Stefë ndërsa Marko Bello ka mundur të renditet vetëm i katërti në listën e Beratit edhe pse ka synuar vendin e dytë.
Të rinjtë
Lidershipi i socialistëve ndërsa ka përjashtuar emra që prej vitesh kanë kontribuar në PS ka përfshirë në lista emra të rinj të njohur e të panjohur për opinionin publik por edhe figura të dashura për ekranin si aktorja Luiza Xhuvani. Ndër të privilegjuarit e PS-së janë , Vasilika Hysi ish-drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit e cila kryeson listën e Tiranës, Elisa Spiropali e Olta Xhaçka, ish-aktiviste të Mjaft . Pranë kreut saktësisht i katërti në listën e Tiranës, qëndron dhe drejtori Ekzekutiv i fondacionit Qemal Stafa, Sajmir Tahiri i cili është renditur edhe para deputetëve Xhafaj e Harasani. Por në listat e socialistëve nuk mungon as emri i Anduel Xhindit, djalit të ish-deputetit socialist të vrarë pak kohë më parë, Fatmir Xhindit.

LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS

QARKU TIRANË
1. VASILIKA HYSI
2. BESNIK BARAJ
3. KASTRIOT ISLAMI
4. SAIMIR TAHIRI
5. FATMIR XHAFAJ
6. ANDIS HARASANI
7. DITMIR BUSHATI
8. EGLANTINA GJERMENI
9. NAMIK DOKLE
10. ENKELEJDA SHKRELI
11. EDUARD SHALSI
12. XHEMAL QEFALIA
13. DASHAMIR PEZA
14. ILIR GJONI
15. ARTAN GAÇI
16. AURON TARE
17. ELISA SPIROPALI
18. ARTAN LAME
19. SEFER DERVISHI
20. BLEDAR ÇUÇI
21. IBRAHIM KALEMI
22. SHPËTIM CAMI
23. NAIM ASLLANI
24. MEHMET HASALAMI
25. DIANA NDRENIKA
26. SOKOL KRAJA
27. SULË CARA
28. GERTA LUBONJA
29. ILIRJAN MIHALI
30. BLEDAR DORACAJ
31. GERT JANAQI
32. ABDYL SARJA

QARKU BERAT
1. ERION BRAÇE
2. FIDEL YLLI
3. ERMONELA VELAJ
4. MARKO BELLO
5. EDUARD BEJKO
6. SELMAN HODAJ
7. ANILA AGALLIU
8. VALBONA ZYLYFTARI

QARKU DIBËR
1. SADRI ABAZI
2. QEMAL MINXHOZI
3. YLLI MANJANI
4. ULSI MANJA
5. HAMDIE BEQIRI
6. ADELINA FARRICI

QARKU DURRËS
1. BLENDI KLOSI
2. RUDINA SESERI
3. HAZIR GASHI
4. GAZMIR BIZHGA
5. KLODIANA SPAHIU
6. GJON BARDHI
7. EDISON KONOMI
8. ALI DOBROSHI
9. ISMAIL DANI
10. GAZMEND KABASHI
11. ROLANT XHELILAJ
12. LEDION LAKO
13. GËZIM AGASI

QARKU ELBASAN
1. VALENTINA LESKAJ
2. ILIR BEJTJA
3. SHEGUSHE LIGORI
4. TAULANT BALLA
5. DAMIAN GJIKNURI
6. AGIM LEKA
7. SKËNDER HASA
8. KASTRIOT BELSHI
9. ARBEN KAMANI
10. ISA QATJA
11. ASTRIT HALILI
12. BUKUROSH MACI
13. NDRIÇIM HYSA
14. LULJETA DOLLANI

QARKU FIER
1. GRAMOZ RUÇI
2. ERMELINDA MEKSI
3. ALBERT ÇAÇI
4. FATOS TUSHE
5. ARMANDO SUBASHI
6. BASHKIM FINO
7. ERVIN KOÇI
8. ARBEN ÇUKO
9. PIRO LUTAJ
10. ARION MUÇAJ
11. ANDUEL XHINDI
12. BUJAR ÇELA
13. ALMA BEJTAJ
14. GENTIAN NUSHI
15. PAJTIM ISUFAJ
16. FREDI KOKONESHI

QARKU GJIROKASTËR
1. ARTA DADE
2. VANGJEL TAVO
3. ETHEM RUKA
4. ELVIRA SHAPLLO
5. KRISTAQ KRISTANI

QARKU KORÇË
1. BEN BLUSHI
2. PANDELI MAJKO
3. MIMI KODHELI
4. ALFRED DALIPI
5. ARBEN AHMETAJ
6. OLTA XHAÇKA
7. IRENA KALLÇO
8. ARBEN RROKO
9. DEMIR AGASTRA
10. BASHKIM HAZISLLARI
11. TATIANA SELENICA
12. ILIR XHAKOLLI

QARKU KUKËS
1. ASLLAN DOGJANI
2. FATMIR HOXHAJ
3. REXHEP UKPERAJ
4. TATIANA KERXHALIU

QARKU LEZHË
1. GJOK JAKU
2. GJOVALIN KADELI
3. ARMANDO PRENGA
4. NDREC DEDA
5. DAVE GJOKA
6. MANUSHAQE KULI
7. FRAN MARKU

QARKU SHKODËR
1. ILIR BEQJA
2. TOM DOSHI
3. NDUE KOLA
4. ASTRIT BECI
5. PAULINA HOXHA
6. HELIDON BELE
7. NIKOLIN DEDVUKAJ
8. FALMA FSHAZI
9. AGIM SHIMAJ
10. LUAN HETA
11. ARTA GJONAJ

QARKU VLORË
1. ARBEN ISARAJ
2. LUIZA XHUVANI
3. ARBEN MALAJ
4. SHPETIM IDRIZI
5. ELTAR DEDA
6. FATMIR TOÇI
7. KOSTA BARJABA
8. MIRA SHEHU
9. GËZIM TUSHI
10. RAJMONDA GJONI
11. EDMOND LEKA
12. VALBONA DERHEMI

Ky lajm është publikuar: 21/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›