Ina Rama, binjakëzim me Prokurorinë Spanjolle
Autori i Lajmit: red.
Në kuadër të projektit të binjakëzimit midis Prokurorise së Përgjithshme Shqiptare, Prokurorisë së Përgjithshme Spanjolle dhe Këshillit të Lartë të Magjistraturës Italiane, Kryeprokuroria, Ina Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare katërditore në Spanjë.
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, shoqëruar nga një delagacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, fillimisht, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Spanjoll, Candido Conde-Pumpido Tourón, ku është diskutuar rreth një bashkëpunimi më të ngushtë mes Prokurorisë Shqiptare dhe Prokurorisë Spanjolle. Gjatë takimit mes të dy palëve u diskutua gjithashtu shkëmbimi eksperiencave në kuadër të projektit të përbashkët të binjakëzimit. Gjatë takimeve me struktura të tjera drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme Spanjolle, është diskutuar rreth forcimit të frymës bashkëpunuese mes institucioneve të drejtësisë, gjithashtu nga ana e autoriteteve të drejtësisë spanjolle është treguar gatishmëri për të asistuar Prokurorinë Shqiptare në procesin dhe zbatimin e projektit, në lidhje me inspektimet dhe vlerësimin e prokurorëve. Një sërë takimesh të tjera të rëndësishme që delegacioni shqiptar i Prokurorisë së Përgjithshme ka zhvilluar në Spanjë janë ato në Prokurorinë e Audiencës Kombëtare, me Javier Zaragoza Aguado, kryeprokuror i Prokurorisë së Audiencës Kombëtare si dhe ai me kryeprokurorin e Antikorrupsionit dhe Kundër Krimit të Organizuar D. Antonio Salinas Casado, dhe me kryeprokurorin e Prokurorisë Antidrogë D. José Ramón Noreña Salto, në terma konkretë është diskutuar kuadri i forcimit të bashkëpunimit në luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009