Gërdeci, familjarët kallëzim penal për Mediun
Padia penale e nënshkruar nga 21 persona u dorëzua sot paradite në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Kërkojmë të rihapet çështja. Asnjë dispozitë ligjore nuk përbën pengesë për prokurorinë për të rikërkuar Parlamentit heqjen e imunitetit ndaj Mediut.” - deklaroi për mediat njëra prej grave, që bëri kallëzimin. Familjarët kërkojnë sërish heqjen e imunitetit të Mediut, i rizgjedhur deputet në legjislativin e ri dhe ministër në qeverinë e re.
Dosja në ngarkim të Mediut u mbyll nga Gjykata e Lartë disa ditë më parë, pas rizgjedhjes së tij në postin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, çka i jep imuniteti përballë drejtësisë. Kjo gjykatë e motivoi vendimin e saj për shkak të imunitetit, duke e mbyllur këtë çështje, ndërsa ka theksuar se vetë prokuroria mund të kërkojë nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Mediut.