Maqedonia kryen shkurtimin e dytë të buxhetit
Parlamenti i Maqedonisë po diskuton një valë të dytë të shkurtimit të shpenzimeve të qeverisë detyruar nga pasojat e krizës financiare ndërkombëtare. Qeveria ka dorëzuar planin për zvogëlimin e buxhetit me 3.2 për qind, pasi kreu shkurtimin e parë prej 9 për qind në qershor. Sipas ministrit të Financave, Zoran Stavreski, shkurtimet janë të nevojshme për të kompensuar rënien e të ardhurave buxhetore, në mënyrë që të mos rritet deficiti.
"Jemi përballur me një rënie ekonomike prej 0.9 për qind në tremujorin e parë dhe me rënie 1.4 për qind në të dytin", tha Stavreski.
Me shkurtimin e ri të shpenzimeve, deficiti buxhetor do të vijojë të jetë 2.8 për qind e PBB-së. Qeveria shpreson ta mbyllë vitin me rënie 0.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me inflacion minimal prej 0.1 për qind.
Stavreski shpreson se vendi do të menaxhojë të marrë kthesën dhe do të regjistrojë rritje ekonomike në pjesën e mbetur të vitit. Eksportet e Maqedonisë janë goditur rëndë nga kriza botërore, ku industritë e metaleve, ndërtimit dhe tekstileve janë rrënuar. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, PBB e Maqedonisë do të reduktohet me 2.5 për qind këtë vit, ndërsa do të rritet me 2 për qind në vitin 2010.
Shkurtimi i shpenzimeve buxhetore në Maqedoni është i detyrueshëm për shkak të nevojës për të ruajtur stabilitetin makroekonomik. Maqedonia e ka lidhur monedhën e vet, dinarin, me kurs fiks këmbimi me euron dhe u ka shpëtuar deri tani efekteve negative që mund të sjellë zhvlerësimi i monedhës kombëtare.