"Gërdeci", familjarët padi kundër Fatmir Mediut
Të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit këtë herë i janë drejtuar gjykatës për të bërë padi kundër ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Kryetari i shoqatës së familjarëve të Gërdecit Ferruz Durda ka theksuar se të plagosurit e kësaj tragjedie quhen të tillë vetëm fizikisht por edhe moralisht. Por ndërsa kanë depozituar padinë në gjykatën e Tiranës kjo e fundit nuk e ka pranuar duke e arsyetuar këtë vendim se personi që akuzohet gëzon imunitet dhe nuk mund të gjykohet nga ky organ. Më pas familjarët janë drejtuar për në gjykatën e Lartë e cila ka regjistruar kërkesën e familjarëve të tragjisë së 15 marsit 2008 ku shpërtheu depoja e municioneve në Gërdec.